Policia ka shoqëruar këtë mbrëmje ish-deputetin demokrat, Klevis Balliun, së bashku me katër banorë të zonës së Astirit. Dyshohet se shkak i ndalimit është bërë bllokimi i rrugës “Teodor Keko”.
Shoqërimi i Balliut ka ardhur në përfundim të protestës së sotme, ku pjesëmarrës ishte dhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili gjatë fjalës së tij para protestuesve u shpreh se Shqipëria nuk do të hyjë në Evropë, për aq kohë sa kryeministri Edi Rama nuk dërgohet para drejtësisë.
Ndërkaq, përfaqësues të PD-së po shkojnë tek Drejtoria e Policisë Tiranë.