Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shoqatat e policisë shpërthejnë pas vendimit për Dritan Dajtin

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shoqatat e policisë shpërthejnë pas vendimit për Dritan Dajtin

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për pranimin e gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin, nuk është pritur aspak mirë nga shoqatat e policisë. Shoqata e “Punonjësve të Policisë në Lirim 2013”, thekson se drejtësia me vendimin e sotëm rivrau 4 dëshmorët e Atdheut, që ekzekutoi Dritan Dajti.

Sipas shoqatës në fjalë, vendimi ndaj Dajtit dëshmon jo vetëm kapjen e sistemit nga krimi, por mbi të gjitha provon lidhjet e forta të sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar.

“Sot drejtësia e kapur rivrau 4 dëshmorët e Atdheut që ekzekutoi Dritan Dajti. Vendimi i Gjykatës se Krimeve të Rënda, i cili ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dëshmon qartazi jo vetëm kapjen e sistemit nga krimi, por mbi të gjitha provon lidhjet e forta të sistemit drejtesis me krimin e organizuar.

Odisea e pafund e kësaj çështjeje sa në dhomat e drejtësisë e paradhomat pushtetit të krimit, bëri të mundur që autori, i vrasjes së katërfishtë të oficerëve të policisë në detyrë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, t’i shpëtojë dënimit me burgim të përjetshëm.

Ky vendim skandaloz ka tronditur gjithë opinionin publik shqiptar, por mbi të gjitha është një goditje shumë e rëndë që i jep organizatës së Policisë së Shtetit dhe gjithë punonjësve të saj, të cilët nga sot ndjen më të kërcënuar, më të braktisur, më të demotivuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe të tradhëtuar krejtësisht nga ata që duhet të garantonin jetën dhe aktivitetin e tyre.

Shoqata e “Punonjësve të Policisë në Lirim 2013” shpreh zemëratën më të thellë ndaj këtij vendimi, i cili rivrau 4 dëshmorët e Atdheut që ranë në krye të detyrës, dhe ka hidhëruar zemrat e familjarëve, të afërmve dhe kolegëve të tyre.

Për fat të keq ky vendim dëshmon se krimi i organizuar është në partneritet me sistemin e drejtësisë, dhe onturazhin e tij politik, të cilët tashmë provojnë se janë në ortakëri të plotë.

Edhe pse realisht jetojmë në simbiozën më të frikshme të pushtetit me krimin, ne u shprehim kolegëve të ndershëm e të përkushtuar në detyrë në Policinë e Shtetit, mbështetjen tonë më të madhe dhe kemi bindjen se do të bëjnë më të mirën për të respektuar betimin e tyre në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike. Ne jemi të bindur se të gjithë së bashku, do t’ ja dalim shumë shpejt të ndalim represionin e krimit”.

 

 

Tags: drejtesiaDritan Dajtipoliciavendimi

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Thaçi thirrje qeverisë së Kosovës për pezullimin e taksës

Thaçi thirrje qeverisë së Kosovës për pezullimin e taksës

Dalin pamjet e familjes së vajzës në Kavajë/Ja si ua mbyll gojën kritikëve këshilltari i Ramës

Dalin pamjet e familjes së vajzës në Kavajë/Ja si ua mbyll gojën kritikëve këshilltari i Ramës

PD kërkon shkarkimin e Spiropalit për vajzën e mitur/Rama: Po tani çfarë keni që lehni?

PD kërkon shkarkimin e Spiropalit për vajzën e mitur/Rama: Po tani çfarë keni që lehni?







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com