Shoqata e Gazetarëve të Kosovës e cilësoi paketën ligjore “anti-shpifje” të qeverisë së Shqipërisë një rast të pashembullt në botën demokratike.
Ajo tha në një komunikatë se gazetarët e Kosovës i bashkohen “thirrjes së gazetarëve dhe mediave shqiptare, organizatave të medias, të shoqërisë civile si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat kërkojnë nga qeveria të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje që i është propozuar Parlamentit”.
Shoqata thotë se ndryshimet në ligjin për mediat audiovizuale dhe ligjin për komunikimet elektronike do të censurojnë drejtpërdrejt median online dhe rrezikojnë seriozisht lirinë e shprehjes, shkruan “Voa”.
E drejta e fjalës në çdo vend demokratik, thuhet në komunikatë, trajtohet nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias.