Tërmetet në Shqipëri/ Ambasada Gjermane jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Gjermane në Tiranë ka dhënë lajmin se kanë instaluar 30 seismografë portabël, kjo për të kuptuar më mirë shkaqet e tërmeteve të fundit në Shqipëri. Qendra për Studime Gjeologjike në Potsdam, në bashkëpunim me studiues gjeologë shqiptarë, kanë instaluar 30 seismografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona e la qindra të plagosur. Mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit.

Njoftimi i Ambasadës

Instalohen 30 seismografë portabël +++

Për të kuptuar më mirë shkaqet e tërmeteve të fundit në Shqipëri, Qendra për Studime Gjeologjike në Potsdam në bashkëpunim me studiues gjeologë shqiptarë ka instaluar 30 seismografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit. Ata do të shënojnë edhe lëvizjet më të vogla deri në fund të shkurtit duke u krijuar mundësi gjeologëve të të shohin brenda lëvizjeve nën sipërfaqe. Kontaktet me Institutin Gjerman në Potsdam dhe IGJEUM-it ekzistojnë prej vitit 2012 – në kohë të vështira si ato aktualet ne ndihmojmë njëri-tjetrin!