Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shokuese/ Në rritje numri i njerëzve me barkun bosh, Shqipëria dhe Serbia me përqindjen më të lartë

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shokuese/ Në rritje numri i njerëzve me barkun bosh, Shqipëria dhe Serbia me përqindjen më të lartë

Numri i njerëzve me barkun bosh është në rritje. Shqipëria dhe Serbia kanë përqindjen më të lartë të njerëzve të uritur në Evropë, sipas raportit më të fundit të FAO dhe Kombeve të Bashkuara..

Tekat e klimës po rrisin urinë në botë: në 2017-n, për të tretin vit me radhë, numri i njerëzve që vuajnë nga mungesa e vazhdueshme e ushqimit është rritur.

Ndryshimet e temperaturave dhe dukuritë natyrore si thatësira dhe përmbytjet, janë një nga shkaqet kryesore të krizës ushqimore, citohet në një raport të përbashkët nga pesë agjenci të Kombeve të Bashkuara.

Në 2017-n, rreth 821 milionë njerëz vuajtën urinë, krahasuar me 804 milionë në 2016-n, ku Afrika ishte kontinenti më i prekur, me thuajse 21% të popullsisë të kequshqyer, tha për AFP-në Dominique Burgeon, drejtori i Emergjencave në Organizatën e Bujqësisë dhe Ushqimit (FAO).

Sipas të njëjtit kriter, 11.4% e popullsisë së paushqyer në Azi, 6.1% në Amerikën Latine dhe Karaibe, 7% në Oqeani, dhe më pak se 2.5% në Amerikën e Veriut dhe në Europë, nënvizohet në raportin e përgatitur nga FAO, IFAD, UNICEF, Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (ËHO).

Në Europë, dy janë vendet që kanë më shumë uri se të tjerat, Shqipëria (5.5% e popullsisë dhe Serbia me 5.6%.

Rikthimi i trendit të urisë

Në nivel global, numri i “barqeve bosh” në vitin 2017 ishte i njëjtë me atë të para 10 viteve, gjë që pasqyron ndryshimin e trendit rënës në botë që prej 2015-s.

“Ne jemi të shqetësuar për përkeqësimin e situatës në Amerikën e Jugut, tha Burgeon, duke shtuar se Venezuela është prekur nga një krizë e vështirë ekonomike.

Megjithatë, “kriza e ushqimit është më e pranishme në vendet në luftë, si Republika e Jemenit, ku 35% e popullsisë është e kequshqyer, shtoi eksperti.

Raporti analizon në detaje “ndryshueshmërinë e klimës dhe ekstremet klimatike”, të përcaktuara si “faktorë kryesorë në rritjen e fundit të urisë në botë”.

“Gjithnjë e më shumë prova tregojnë se ndryshimet klimatike tashmë po ndikojnë në bujqësinë dhe sigurinë e ushqimit”, thotë raporti.

“Midis 1986 dhe 2006, ka pasur rritje dramatike të fatkeqësive natyrore që lidhen me klimën, të cilat përbëjnë 80% të të gjitha katastrofave natyrore”, tha Burgeon: sezonet e hershme, të vonuara ose krejtësisht të zhdukur në disa vende të planetit kanë ndikim të madh në të korrat e produkteve bujqësore”.

“Gjatë dhjetë viteve të fundit, 36% e vendeve që kanë përjetuar një rritje të të kequshqyerit, gjithashtu përjetuan një thatësirë,” përmbledh eksperti.

FAO dhe OKB rekomandojnë një sërë teknikash bujqësore për t’u zbatuar sipas konteksteve lokale, për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike dhe për të ruajtur korrat. (Burimi: Monitor)

 

Tags: shqiperiaskamjevarferi

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
‘Xibraka’/ Del nga qelia Ermal Hoxha, lajmi u mbajt i fshehtë prej ditësh

‘Xibraka’/ Del nga qelia Ermal Hoxha, lajmi u mbajt i fshehtë prej ditësh

Atentati në Tiranë/ Dëshmitarët: Një biznesmen i plagosur

Atentati në Tiranë/ Dëshmitarët: Një biznesmen i plagosur

Video/Ermal Hoxha del nga burgu, Rezarta feston

Video/Ermal Hoxha del nga burgu, Rezarta feston







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com