Duke përfituar nga koha kur prindërit po bënin dush, një fëmijë ka dalë nga dritarja për të shkuar tek ballkoni. Sikundër duket qartë edhe nga pamjet, fëmija nuk ndjen frikë, ndonëse po ecën në një bordurë në pjesën e jashtme të një pallati, e kjo në një lartësi të konsiderueshme.
https://www.facebook.com/ILoveTenerife/videos/445839479628171/
Ky rast ka ndodhur të shtunën, në një ndërtesë në Playa Paraiso, Tenerife.
Ishulli më popullor dhe njëkohësisht më i madh prej ishujve të famshëm të Spanjës është Tenerife. Ky ishull me peizazh të mrekullueshëm pret më shumë se 10 milionë vizitorë në vit.
Videoja është marrë nga vajza e një turisti belg, që qëndron në një apartament afër pallatit në fjalë.