Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shokojnë qytetarët: Fëmijët autik nuk vlen të rrojnë,shoqëria do ndjehej më mirë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Shokojnë qytetarët: Fëmijët autik nuk vlen të rrojnë,shoqëria do ndjehej më mirë

Nga Anxhela Ferra

2 Prilli është data e përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si dita botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin. Në këtë ditë specialistët e shëndetësisë apelojnë për sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj fëmijëve autik dhe integrimin e tyre në shoqëri. Edhe pse është identifikuar që në vitin 1943, është ende një paaftësi relativisht e panjohur.

Në Shqipëri ka me dhjetëra fëmijë që vuajnë nga autizmi, por përsëri duket se shqiptarët nuk kanë shumë informacione. Ndikuar kjo edhe nga mungesa e politikave shëndetësore dhe sociale të specializuara ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje. Tirana Today pyeti qytetarët nëse ata janë paragjykues ndaj njerëzve me aftësi ndryshe apo jo.

Shqiptarët dhe paragjykimet

“Duhet ta mendosh gjithmonë si të ishte fëmija yt dhe duhet t’i përkushtohesh sa më shumë. Ai do t’ia plotësosh të gjitha kushtet, sepse ai vetë nuk ka mundësi t’i kërkojë.”

“Dikur ka qenë më i theksuar ky paragjykimi që bënim ne si shoqëri, por sot ka ndërruar mentaliteti i njerëzve. Tani janë ndërgjegjësuar më tepër.”

“Unë mendoj që nuk paragjykojnë por besoj se lidhet me faktin që autizmi është mësuar pak më vonë dhe nuk kanë shumë informacione. Por, ata janë shumë të dashur dhe të mirë. Afrohen, të përqafojnë, nuk dallohen fare ndryshe nga fëmijët e tjerë. Hanë apo edhe luajnë me fëmijët e tjerë.”

Për disa nga njerëzit e pyetur, të pasurit një fëmijë autik është fatkeqësi.

“Është një fatkeqësi të jetë një fëmijë i tillë. Por, nuk ke çfarë të bësh.”

“Po, shqiptarët paragjykojnë shumë dhe arsyeja e vetme është që nuk kanë njohuri të mjaftueshme. Unë nuk do ta quaja kurrë fatkeqësi dhe ky perceptim është një paragjykim shumë i madh. Është e vështirë, por nuk është fatkeqësi.”

“Ndjej shumë keqardhje që është një fëmijë i tillë dhe nuk është parandaluar që në fillim.”

Shqiptarët dhe aborti

Mos gjetja e një kure, ka bërë që autizmi të jetë një paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Edhe pse autizmi është i vështirë për tu dalluar përpara 24 muajsh, simptomat shpesh herë shfaqen nga 12-18 muajsh.

Por, nëse mjekësia do të lejonte që të kuptohej nëse një fetus është i prekur; çfarë do të bënin shqiptarët? Mendimet e të cilëve janë të ndara, disa shprehen me nota të ashpra se duhet abortuar, e të tjerë të bindur e quajnë një mëkat.

“Do ta hiqnim, nuk do kishte përse të lindte. Ai vetë nuk do të përshtatej në këtë botë dhe në shoqërinë që do të jetonte. Do të ishte më mirë nëse do të hiqej, edhe shoqëria do të ndjehej më mirë. Sepse të gjithë jemi prindër dhe kur shohim prindër që kanë fëmijë të tillë, ndjehemi keq.”

“Më përpara nuk e dinin dhe e linin fëmijën ashtu siç lindte. Tani e kuptojnë dhe është çifti që vendos, e duan që të vuajnë gjithë jetën, sepse është vuajtje të themi të drejtën; apo ta heqin.”

“Do ta abortoja sepse nuk ia vlen të rrojë as ai, por edhe prindërit nuk kanë përse të rrisin një fëmijë që nuk është i ndërgjegjshëm dhe as i zoti për veten a prindërit. Po ashtu nuk është as për shoqërinë. Jo jo, nuk do ta mbaja.”

Por, pavarësisht mendimeve të disa qytetarëve të cilët nuk do t’i jepnin mundësinë për të jetuar një fëmije i cili është me aftësi ndryshe, kjo nuk i bën ata të pavlefshëm për shoqërinë. Përkundrazi, pavarësisht diferencave midis njëri-tjetrit ata nuk janë ndryshe; fëmijët autik janë të veçantë.

“Po sigurisht që do ta mbaja, nuk do ta hedhim si me qenë mbeturinë.”

“Do ta mbanim me gjithë forcat tona. Ai do të ishte një dhuratë e Zotit. Është mallkim po ta heqësh një fëmijë. Ai do vetëm pak punë, përkushtim.”

“Gjynah ta abortosh sepse është qenie njerëzore. Më ëmbël do isha sjellë nëse do kisha një fëmijë autik, më shumë do kisha dashur atë se gjithë të tjerët.”

Ndaj në fund të ditës e rëndësishme është të reflektosh dhe të kuptosh që jetesa me një person autik është sfidë, e vështirë, por asnjëherë nuk është e pamundur, e aq më pak një fatkeqësi./ TIRANA TODAY

Tags: abortojnëautizmifëmijë autikintegrohenndërgjegjësohenqytetaretShokojnëshoqëria

TË LIDHURA

Vokshi reagon para socialistëve për deklaratën e Ballës: U përdor gjuhë s*ksiste ndaj meje!
Aktualitet

Vokshi reagon para socialistëve për deklaratën e Ballës: U përdor gjuhë s*ksiste ndaj meje!

11:38 | 06/03/2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC
Aktualitet

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

10:53 | 06/03/2026
Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme
Aktualitet

Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

10:49 | 06/03/2026
Next Post
“Qeveria na mban në errësirë”/Kokëdhima propozon që zgjedhjet të shtyhen në tetor

“Qeveria na mban në errësirë”/Kokëdhima propozon që zgjedhjet të shtyhen në tetor

Tashmë e kuptuam se çfarë e lidh Adrola Dushin me Eugent Bushpepën

Tashmë e kuptuam se çfarë e lidh Adrola Dushin me Eugent Bushpepën

Për sa vjet mund ta shlyejmë borxhin publik?

Për sa vjet mund ta shlyejmë borxhin publik?







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Vokshi reagon para socialistëve për deklaratën e Ballës: U përdor gjuhë s*ksiste ndaj meje!
Aktualitet

Vokshi reagon para socialistëve për deklaratën e Ballës: U përdor gjuhë s*ksiste ndaj meje!

by mirseda
11:38 | 06/03/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas situatës së tensionuar të ndodhur një ditë më...

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

10:53 | 06/03/2026
Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

10:49 | 06/03/2026
Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

10:18 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com