Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shkuan për t’u sqaruar, 3 persona rrahin çiftin në sy të fëmijëve të mitur

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Dy bashkëshortët Festim dhe Elida Selika janë rrahur me sende të forta në banesën e tyre nga 3 persona që kishin shkuar për një sqarim.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjeroven të Njësisë Administrative Velabisht, në Berat, në sy të dy fëmijëve të mitur 4 dhe 3 vjeç.

Pak përpara se tre personat të shkonin në banesën e familjes Selika, e kanë parë kryefamiljarin Festim Selika duke pirë kafe në një lokal në fshatin Velabisht me nipin e tij, me të cilin ata kanë pasur një konflikt të mëparshëm.

Duket se kjo kafe ka qenë edhe sebepi i sherrit që ka ndodhur në banesën e çiftit Selika ku 3 personat, njëri prej të cilëve bashkëfshatrari i tyre, i kanë kërkuar llogari Festimit se pse po pinte kafe me personin që ata ishin në konflikt.

Në debat e sipër ata kanë qëlluar disa herë në kokë Festimin, i cili ka rënë pa ndjenja. Pasi ka ndërhyrë gruaja e tij, Elida ata e kanë goditur edhe atë me gur në kokë dhe pasi e kanë përplasur disa herë në mur, e kanë qëlluar me shkelma e grushta në trup.

Pasi 3 agresorët janë larguar, Elida ka njoftuar policinë dhe çifti është dërguar me hematoma të shumta në Spitalin Rajonal të Beratit. Gruaja ka marrë 3 çarje të thella në kokë dhe plagë të shumta në trup,ndërkohë që bashkëshorti i saj është në gjendje më të mirë shëndetësore. Duke treguar të gjithë ngjarjen që terrorizoi edhe 2 fëmijët e tyre,çifti Selika kërkon nga shteti që përgjegjësit e këtij agresioni të vihen përballë drejtësisë,pasi ata pohojnë se agresorët e tyre nuk janë arrestuar dhe kjo i bën të ndihen më të kërcënuar për jetë.

Mjeku kirurg në Spitalin Rajonal të Beratit, Piro Leka, ka konfirmuar se çifti ka shenja dhune në trup, por më e dëmtuara nga goditjet e marra është gruaja Elida, e cila ka marrë goditje të rënda në kokë e në trup.

Në lidhje me këtë ngjarje, burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat konfirmojnë se një nga agresorët është arrestuar dhe dy të tjerët po hetohen në gjendje të lirë. /Top Channel

Tags: 3 personaçiftinfemijevemiturrrahinshkuansqarim

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

“Rrezaton mirësi dhe shpresë”, Ndoka krahason Bashën me Ramën

“Djemtë frikësohen nga unë”, Bebe Rexha beqare: Më duket vetja shumë mashkullore

Zbardhen përgjimet/ Fredi Alizoti: Të bëj një vit burg dhe të marr atë që më takon







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com