Shqipëria ka regjistruar sot numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus brenda 24 orëve, që prej shpërthimit të pandemisë në vend.
Ditën e sotme u shënuan plot 42 raste të reja, gjysma prej të cilave në kryeqytet. Ndërkohë edhe në Krujë janë konfirmuar tre raste të reja me COVID-19.
Sipas ISHP-së rastet e reja në këtë qytet janë qytetarë të cilët kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore. Ndërsa rastet e tjera janë shënuar në Shkodër (9), Durrës (4), Lushnje (2) dhe nga një rast në zonat e Pukës, Beratit dhe Urës Vajgurore.
Deri më tani Shqipëria ka regjistruar 1,341 raste me koronavirus, prej të cilave 327 raste janë ende aktive.