Gjatë natës është përfshirë nga flakët zyra e noterit Vasil Martini, në qendër të qytetit të Lezhës. Si pasojë e këtij zjarri mendohet të jenë djegur dokumente mjaft të rëndësishme.
Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën Luigj Gurakuqi, në qytetin e Lezhës.
Noteri Martini ka thënë se të gjitha dokumentet e djegura janë të ruajtura dhe në kompjuter, ç’ka nuk do të përbëjë problem.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë hetimet, për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.