Një mjet është shkrumbuar në Elbasan. Ky rast është shënuar në orët e para të ditës, në lagjen “Brigada e 17”, ku është djegur mjeti tip “Volkswagen”, me targa AA 282 NE, në pronësi të shtetases M.A., banuese në këtë zonë.
Mësohet se mjeti në fjalë ka qënë i parkuar në rrugicë, para banesës së saj, dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronares e cila nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike).
Nga ana e policisë ende vijon puna, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.