Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shkodër/Atentati me tritol, lihen në burg 3 të akuzuarit. Habisin në gjyq

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Tre të arrestuarit, të dyshuar lidhur me atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës janë lënë në burg. Kështu, Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta.

Nga shpërthimi i tritolit mbetën të plagosur së bashku me objektivin gjithsej 8 persona, por të arrestuarit të dyshuar si autorë të atentatit kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, madje kanë pretenduar se nuk kanë qenë kurrë në Shkodër.

“Nuk kemi lidhje me atentatin ndaj Lulzim Kullës. S’kemi qenë kurrë në Shkodër”, kanë thënë ata.

Ngjarja ndodhi më 13 janar në lagjen “Rus” në Shkodër, ndërsa një sasi prej 500 gramë tritol të llojit C4 iu vu një motoçiklete, pranë makinës së Kullës.

Lulzim Kulla rezulton person me precedentë penale, ndërsa njihet si gjobëvënës në qytetin e Shkodrës.

Prej vitesh, ai nënshtron tregtarët në lagjen “Rus” në Shkodër duke u vendosur “tarifë” të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare. Historia e ‘gjobave’ nisi që në vitin 1997. Thuhet se bizneset detyrohen që të paguajnë 50 mijë lekë të vjetra në muaj grupit të të fortëve. Kulla njihet si një person i dhunshëm, ndërsa nuk kanë qenë të pakta rastet kur është përfshirë në konflikte.

Mes të tjerash ai akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin deri në vdekje të një prej tregtarëve, që nuk i është bindur diktatit të tij. Bëhet fjalë për një tregtar për shitjen e gazit, për vdekjen e të cilit nuk pati asnjë autor. Vetëm disa muaj më parë, Prokuroria nisi një hetim për gjobëvënie ndaj tregtarëve në Shkodër, por pavarësisht se operacioni u shoqërua me disa të arrestuar, çështja u sfumua nga dëshmitë e vetë tregtarëve, të cilët nga frika janë shprehur se paratë paguheshin për ruajtjen e dyqaneve dhe se ndaj tyre nuk është ushtruar presion për një pagesë të tillë, shkruan BalkanËeb.

Po ashtu 42-vjeçari rezulton se është një nga të arrestuarit për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit.

Edhe pse ai konsiderohej si një prej organizatorëve për kultivimin e një sasie të madhe të bimëve narkotike, Kulla u la i lirë pas vetëm 6 muajsh. Nuk është e qartë se si 42-vjeçari ka arritur t’i shmanget dënimit, duke bërë që çështja të mbyllet.

Tags: 3 të akuzuaritatentatiHabisinLihenme tritolnë burgnë gjyqShkoder

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

VIDEO/Florian Marku shkatërron boshnjakun, fiton që në raundin e parë

Bylykbashi: Rama i shiti territorin grekëve, si po bllokon Gjykatën Kushtetuese

Fatura e shtrembëruar e fluturimit nga Vlora, flasin ekspertët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com