Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Shkodër, nisin dorëheqjet e zyrtarëve të bashkisë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkodër, nisin dorëheqjet e zyrtarëve të bashkisë

Situata e paqartë e ditëve të fundit në drejtimin e Bashkisë së Shkodrës po shoqërohet nga dorëheqjet e zyrtarëve të kësaj bashkie. I pari që dha dorëheqjen është Sekretari i Këshillit të Bashkisë, Suel Hadri. Në njoftimin e dorëheqjes ai bën të ditur se e bën këtë “për arsye personale”. Por besohet se dorëheqja e tij lidhet me konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak, i cili zhvilloi mbledhjen e tij të parë ditën e hënë, me datë 19 gusht, në një situatë të tensionuar kur, para mjediseve ku po zhvillohej takimi, mbështetës të Partisë Demokratike protestuan duke tentuar disa herë të çajnë kordonin e policisë për t’u futur brenda në sallë.

Dorëheqja e zotit Hadri pritet të shoqërohet edhe nga të tjera dorëheqje të zyrtarëve të tjerë, gjë që lidhet me situatën e ditëve të fundit në këtë bashki.

Pas kostituimit të Këshillit Bashkiak, Prefekti i Qarkut te Shkodrës Çesk Millja i ka dërguar Presidentit të Republikës, zotit Ilir Meta, një shkresë zyrtare përmes të cilës e informon mbi konstituimin e Këshillit të ri të Bashkisë Shkodër. Gjithashtu, Prefekti Millja njofton Presidentin për vakancën e krijuar në Bashkinë Shkodër pas dorëheqjes së kryetarit të zgjedhur të bashkisë.

Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nuk do të dekretoje zgjedhje të pjesëshme dhe se kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, do të ushtrojë detyrën e saj deri në zgjedhjet vendore të 13 tetorit, datë për të cilën nuk janë dakortësuar forcat kryesore politikë në vend.

Në këto kushte, vetë Voltana Ademi është shprehur se do të qendrojë në detyrën e kryetares së Bashkisë Shkodër “për një periudhë tranzitore”, deri në zgjedhjet e reja vendore, të cilat ajo shpreson të zhvillohen bashkë me zgjedhjet parlamentare dhe se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, të zhvilluara pa opozitën.

Ushtimi i kësaj detyre në ditët e ardhshme pritet të jetë mjaft i vështirë dhe me pikëpyetje. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Dega e Thesarit, ja kanë hequr zonjës Ademi të drejtën e firmës, duke njoftuar përfundimin e mandatit të saj me datën 20 gusht. Tashmë, faturat e Bashkisë së Shkodrës firmosen nga njëri prej nënkryetarëve të bashkisë.

Ndërkohë, është paralajmëruar për javën e ardhshme mbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila ka gjasa të autorizojë një prej nënkryetarëve të kësaj bashkie të kryej funksionin e titullarit deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.

Situata në Bashkinë e Shkodrës mori një zhvillim të papritur më 13 gusht, kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, paraqiti para mediave disa dokumente të ardhura nga Italia, që dëshmonin se kryebashkiaku i sapo zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, ishte dënuar në vitin 2003 nga gjykata italiane për trafik të lëndeve narkotike dhe se ishte dëbuar nga Italia për një periudhë 10 vjeçare. Zoti Pjetri, i cili fillimisht i mohoi akuzat, me 15 gusht dha dorëheqjen nga marrja e mandatit të kryetarit të Bashkisë Shkodër, duke ia paraqitur dorëheqjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës.

Bashkia e Shkodrës është një nga bastionet e Partisë Demokratike. Ajo është drejtuar nga demokratët që nga viti 1992, me përjashtim të vitit 1996 kur drejtimin e kësaj bashkie e fitoi një formacion i ri politik, me shtrirje lokale, “E Djathta e Bashkuar Shkodrane”./VOA

Tags: bashkisëdoreheqjetShkoderzyrtaret

TË LIDHURA

Tentoi të vetëhidhej në liqenin e Paskuqanit, policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin
Aktualitet

Tentoi të vetëhidhej në liqenin e Paskuqanit, policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin

13:04 | 10/04/2026
Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë, mbi 10 mijë persona lëvizën në 24 orë
Aktualitet

Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë, mbi 10 mijë persona lëvizën në 24 orë

12:15 | 10/04/2026
Dyshohet se ra aksidentalisht nga tarraca,ndërron jetë në spital pronari i një hoteli në Gjirokastër
Aktualitet

Dyshohet se ra aksidentalisht nga tarraca,ndërron jetë në spital pronari i një hoteli në Gjirokastër

12:03 | 10/04/2026
Next Post
Milionat që Shqipëria e varfër u fal miliarderëve

Milionat që Shqipëria e varfër u fal miliarderëve

Sherr mes 2 grupeve në Dibër, 6 persona në gjendje të rëndë

Lajm i fundit/ Aksident i rëndë tek Unaza e Re, ndërron jetë i moshuari

Vatra e zjarrit në Shëngjin u afrohet banesave, nisen me urgjencë zjarrfikëset nga Tirana

Vatra e zjarrit në Shëngjin u afrohet banesave, nisen me urgjencë zjarrfikëset nga Tirana







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Tentoi të vetëhidhej në liqenin e Paskuqanit, policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin
Aktualitet

Tentoi të vetëhidhej në liqenin e Paskuqanit, policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin

by mirseda
13:04 | 10/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë. Një i moshuar ka tentuar të vetëhidhet në liqenin...

Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme

Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme

12:43 | 10/04/2026
Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë, mbi 10 mijë persona lëvizën në 24 orë

Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë, mbi 10 mijë persona lëvizën në 24 orë

12:15 | 10/04/2026
Dyshohet se ra aksidentalisht nga tarraca,ndërron jetë në spital pronari i një hoteli në Gjirokastër

Dyshohet se ra aksidentalisht nga tarraca,ndërron jetë në spital pronari i një hoteli në Gjirokastër

12:03 | 10/04/2026
Zbardhen vendimet e Qeverisë, ndryshon ligji për tatimin mbi të ardhurat. Projekt 100 milionë euro

Zbardhen vendimet e Qeverisë, ndryshon ligji për tatimin mbi të ardhurat. Projekt 100 milionë euro

11:22 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com