Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Shkencëtarët: Teknologjia solare mund të vrasë qelizat e kancerit

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Shkencëtarët: Teknologjia solare mund të vrasë qelizat e kancerit

Përparimet shkencore, nuk ndodhin gjithmonë në laboratorë. Për Sofia dhe Riçard Lunt, studiues të Universitetit Shtetëror të Miçiganit në SHBA, shumë prej përparimeve që ata kanë pasur, kanë ndodhur gjatë shëtitjeve të tyre të gjata në kohën e lirë, në lagjen ku banojnë.

Qasja ‘hap pas hapi’ e bashkëshortëve shkencëtarë, ka zbuluar një mënyrë të re për të zbuluar dhe eliminuar qelizat kancerogjene, duke përdorur një teknologji që i rezervohet tradicionalisht prodhimit të energjisë diellore.

Rezultatet e studimit të tyre, të botuara në numrin e fundit të “Scientific Reports, tregojnë përmirësime të mëdha të diagnostikimit të sëmundjes, falë ngjyrave fluoreshente të aktivizuara nga drita. “Ne e kemi testuar këtë koncept në tumoret e gjirit, mushkërive dhe qelizave kancerogjene të lëkurës tek minjtë, dhe deri më tani është gjithçka duket shumë premtuese”- shprehet Sofia, biologe  molekulare në Univesitetit Shtetëror të Miçiganit.

Ndërsa zbatimet në kurimin e sëmundjeve kancerogjene kanë mundësinë më të madhe, gjetjet e tyre kanë një potencial përtej fushës së onkologjisë, thotë bashkëshorti i saj Riçard. “Kjo punë ka potencialin të zgjerojë punën e sondave fluoreshente, për të pasur një ndikim të gjerë shoqëror përmes aplikacioneve që fillojnë nga biomjekësia deri tek foto-kataliza, tek përshpejtimi i reaksioneve kimike përmes dritës”-tha ai.

“Hulumtimi ynë mbi teknologjinë solare, frymëzoi këtë projekt të kancerit. Dhe nga ana tjetër, fokusimi mbi qelizat e kancerit, ka çuar përpara hulumtimin tonë të qelizave solare. Dhe reagimi ka qenë mbresëlënës”- shtoi më tej ai. Para përpjekjes së përbashkët të çiftit Lunt, ngjyrat fluoreshente të përdorura për terapi dhe diagnostikim, ose siç quhet ndryshe “teranostikim”, kishin mangësitë ë tyre, siç ishte shkëlqimi i dobët, toksiciteti i lartë ndaj qelizave, depërtimi i dobët i indeve, dhe efekte anësore të padëshiruara.

Duke sintonuar në mënyrë optoelektronike nanopjezësat e kripës organike, të përdorura si teranostikues, bashkëshortët Lunt ishin në gjendje t’i kontrollonin ato në një varg studimesh mbi kancerin. Përdorimi i nanopjesëzave në zonën jotoksike, prodhoi një trajtim efektiv të tumorit.

Gjithë thelbi është të mësohet të mësohet sistemi elektronik i molekulave të tyre fotoaktive, në mënyrë të pavarur nga vetitë e tyre optike, dhe më pas zbatohet ky parim në një mënyrë të re, dhe në një fushë që në dukje nuk ka shumë lidhje.

Kohët e fundit, Riçardi zbuloi aftësinë për të akorduar në mënyrë elektronike këto kripëra, falë punës së tij në shndërrimin e fotovoltaikëve në një gotë me solar. Sofia kishte studiuar prej kohësh, rrugët metabolike unike që ndjekin qelizat e kancerit.

Pikërisht kur po diskutonin mbi gotten solare, gjatë një shëtitje ata lidhën të gjitha pjesët që mungonin në të panjohurën që i mundonte: molekulat aktive në qelizat solare, mund të përdoren gjithashtu për të shënjestruar dhe vrarë qelizat kanceroze në një mënyrë shumë më efektive.

Në fillimet e lidhjes së tyre, shëtitjet e tyre kishin një natyrë jo-shkencore. Menjëherë pasi çifti Lunt u njoh në Universitetin e Prinstonit, Riçardi u transferua në një universitet tjetër. Për të ruajtur marrëdhënien e tyre në distancë, ata planifikuan të flisnin së paku njëherë në ditë në telefon.

Pasi mbërriti në Universitetin e Miçiganit, kërkesat individuale për një karrierë akademike, zëvendësuan distancën gjeografike si një sfidë për jetën e tyre të ngarkuar me shumë punë. Për të kontaktuar çdo ditë, ata shëtisnin së bashku çdo mbrëmje. Dhe nisën të përfshihen shpesh në diskutime shkencore.

Sofia thotë se 3 elementët e shëtitjeve të tyre janë kurioziteti i qëllimshëm, këmbëngulja, dhe shkrirja e fushave dhe perspektivave të ndryshme. “Ne flasim për shkencë, plane strategjike për karrierën tonë dhe për grante të ndryshme për eksperimentet. Ne i bashkojmë idetë e njëri-tjetrit. Bisedat tona të vazhdueshme për një temë apo sfidë të veçantë, na dhurojnë shpesh momente emocionuese”- thotë ajo.

“Eksperimentet tona të para, nuk dolën ashtu si pritej. Unë jam i habitur se përse nuk hoqëm dorë, duke pasur parasysh se sa e çmendur u duk ideja në fillim. Për të kuptuar se si duhet të kryenim këtë studim, na u deshëm shumë shëtitje. Natyrisht, rezultatet ia vlejtën gjithë mundin”- kujton Riçard.

Luntët kanë aplikuar për një patentë për punën e tyre, dhe ata mezi presin që përfundimisht të zbatojnë gjetjen e tyre të molekulës fotoaktive, në provat klinike mbi pacientët e sëmurë. “Megjithëse kjo do të kërkojë shumë më tepër shëtitje në na02tyrë”-thotë Riçard duke buzëqeshur./ TIRANA TODAY

Tags: kanceritPërparimet shkencoreqelizatshkencëtarëtsolaretë vrasëteknologjia

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Eksperti rumun/ Ja si mund ta bindni Francën!

Eksperti rumun/ Ja si mund ta bindni Francën!

Triumfi i Albin Kurtit, një leksion edhe për ne

“Shqipëria shtëpia ime”, Albin Kurti merr vëmendjen në Samitin e Paqes

Duke filluar nga nesër do flini 1 orë më shumë, rikthehet ora diellore

Duke filluar nga nesër do flini 1 orë më shumë, rikthehet ora diellore







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
Showbizz

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

by mirseda
22:46 | 08/12/2025
0

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një...

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com