Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shkencëtarët: Ja viruset që mund të shkaktojnë pandemi në të ardhmen

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Greqi, zbulohen 4 variante të ndryshme të koronavirusit

Nga: Rachael Rettner “Fox News”

Koronavirusi i ri SARS-CoV-2, është patogjeni i fundit që kalon nga kafshët tek njerëzit. Por qindra mijëra viruse të tjerë që ndodhen tek kafshët mund të paraqesin një kërcënim të ngjashëm. Tani, një platformë e re në internet rendit viruset nga potencialin e tyre për të kaluar nga kafshët tek njerëzit, duke shkaktuar kësisoj një pandemi.

Platforma e quajtur “SpillOver”, në thelb krijon një “listë vëzhgimore” ndaj viruseve të kafshëve të zbuluara për herë të parë, që paraqesin kërcënimin më të madh për shëndetin e njeriut.

Studiuesit shpresojnë që platforma e tyre e hapur të mund të përdoret nga shkencëtarët e tjerë, politikë-bërësit dhe zyrtarë të shëndetit publik, për t’i dhënë përparësi këtyre viruseve përmes studimeve të mëtejshme, mbikëqyrjes dhe aktiviteteve të zvogëlimit të rrezikut, siç janë zhvillimi i vaksinave apo terapive të ndryshme para se të përhapet një sëmundje.

“SARS-CoV-2, është vetëm një shembull nga mijëra viruse që ndodhen në botën e egër dhe që kanë potencialin të përhapen nga kafshët tek njerëzit”-shprehet Zou Grenxh, që drejtoi zhvillimin e kësaj platforme si një studiues post-doktoral me Institutin Shëndetësor One në Universitetin e Kalifornisë.

“Ne duhet jo vetëm t’i identifikojmë, por edhe t’i japim përparësi viruseve që kanë më shumë gjasa të kalojnë tek njerëzit, dhe kjo gjë përpara se të ndodhë një pandemi tjetër shkatërruese”- shton ai. Rreth 250 viruse dihet se janë “zoonotikë”, pra që ata kanë kaluar nga kafshët tek njerëzit.

Ndërkohë, ekzistojnë rreth 500.000 viruse që kanë të njëjtin potencial, shkruajnë studiuesit në një artikull në lidhje me platformën “SpillOver”, botuar në fillim të kësaj jave në revistën  “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Por jo çdo virus ka gjasa që të kalojë nga kafshët tek njerëzit. Ndaj,studiuesit hartuan një listë për të vlerësuar dhe krahasuar rreziqet e tyre. Për të realizuar këtë klasifikim platforma mori në konsideratë32 faktorë rreziku që lidhen me virusin dhe specien ku ai është vendosur, si për shembull, numrin e specieve që infekton virusi, apo sesa shpesh ndërveprojnë njerëzit me kafshët e egra në zonat ku është zbuluar virusi.

Pastaj, studiuesit përdorën platformën për të renditur 887 viruse të botës së egër, bazuar në rrezikun e përhapjes së tyre. 12 viruset kryesorë në listë, ishin patogjenë zoonotikë të njohur, me virusin Lassa që renditet i pari, SARS-CoV-2 i dyti dhe virusi i Ebolës i treti.

Bartësit kryesorë të virusit Lassa janë minjtë, ndërsa për virusin Ebola besohet se janë lakuriqët e natës. Bartësit kryesorë midis kafshëve të virusit SARS-CoV-2 janë ende të panjohur, por është zbuluar se ky virus infekton vjedullat, luanët dhe tigrat.

Autorët thanë se ata e prisnin këtë rezultat, pra renditjen e njohur të zoonozave në krye. Por, duke pasur parasysh kërcënimin e tij aktual mbi shëndetin e njeriut, atëherë pse SARS-CoV-2 nuk u rendit i pari? Studiuesit thonë se platforma e tyre e ka bërë renditjen në bazë të potencialit për epidemitë dhe pandemitë e mundshme në të ardhmen.

Disa informacione të rëndësishme rreth SARS-CoV-2 mbeten të panjohura, siç është numri i specieve bartëse që ai infekton, dhe që mund ta rendisin në vendin e parë. Midis viruseve që nuk janë ende zoonotikë, virusi i klasifikuar si më i rrezikshëm ishte koronavirusi 229E (i gjendur tek lakuriqët e natës), që i përket së njëjtës familje virale si SARS-CoV-2, dhe që infekton lakuriqët e natës në Afrikë sipas informacionit që ofron platforma “SpillOver”.

Një virus tjetër i rrezikshëm është koronavirusi PREDICT CoV-35, që i përket gjithashtu familjes së koronavirusëve dhe që infekton lakuriqët e natës në Afrikë dhe Azinë Juglindore.

Autorët vënë në dukje se “SpillOver”, është një platformë e burimeve njerëzore që u jep mundësi studiuesve të tjerë të kontribuojnë me të dhëna të reja për viruse të përfshira tashmë në listë ose për të shtuar viruse të tjera, dhe renditja mund të ndryshojë teksa shtohen të dhënat e reja.

“Kjo platformë synon që të nxisë një diskutim global, që do të na lejojë të shkojmë përtej asaj që kemi menduar për renditjen e viruseve në të kaluarën, dhe një bashkëpunimin shkencor në kohë reale, për të identifikuar që herët kërcënimet e reja”- thotë bashkautori i studimit Xhona Mazet, profesor në Shkollën e Mjekësisë Veterinare në Universitetin e Kalifornisë, SHBA.

Sipas tij, “SpillOver” mund të ndihmojë në avancimin e kuptimit tonë mbi kërcënimet shëndetësore nga viruset,dhe të na mundësojë të veprojmë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes përpara se pandemitë të mund të përhapen kudo.

Burimi i lajmit: https://www.foxnews.com/health/viruses-most-likely-trigger-next-pandemic-scientists-predict

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19pandemishkencëtarëtviruse

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku
Bota

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Hajduti kthen orët prej gjysmë milioni eurosh – turisti tronditet nga mesazhi që i lë pas
Bota

Hajduti kthen orët prej gjysmë milioni eurosh – turisti tronditet nga mesazhi që i lë pas

21:10 | 28/06/2025
Next Post
Presidentja e KE-së zbulon se kur do të mbahet konferenca e donatorëve

Vrasja e gazetarit në Greqi/ Von der Leyen: Akt frikacak, të dënohen kriminelët

“Mbape do të jetë Ronaldo i ri”, Mateus: Bajernit i ka shteruar shkëlqimi

“Mbape do të jetë Ronaldo i ri”, Mateus: Bajernit i ka shteruar shkëlqimi

Shkencëtarët po studiojnë mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër Covid-19

Pfizer, BioNTech kërkojnë autorizim për përdorimin e vaksinës te moshat e reja

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com