Bajerni rrezikon të largohet nga Champions-i në fazën çerekfinale pasi humbi me rezultatin 3- 2 në ndeshjen e parë ndaj Parisit në shtëpi.
Kampionët në fuqi bënë shumë për të shmangur këtë humbje e cila në fund mund të rezultoi fatale. Për Lotar Mateusin ajo që mungoi të mërkurën në mbrëmje ishte kualiteti i disa lojtarëve në formacionin bavarez.
“Levandovski me shumë mundësi do të ketë kafshuar kolltukun në shtëpi nga inati që nuk ishte në fushën e lojës. Bajerni krijoi shumë raste të cilat ia dhuroi kundërshtarit duke mos i ndëshkuar, – tha Mateus për “Sky”.
Duhet ta pranojmë që ishte një ndeshje e bukur dhe një reklamë për futbollin në përgjithësi. Gjithashtu, ishte një humbje e panevojshme për kampionët në fuqi. Bajerni dominoi, por Parisi ishte më konkret. Mbape tregoi edhe një herë tjetër se është një nga lojtarët më të mirë në botë”.