Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Shkencëtarët inkurajojnë nënat që të ushqejnë foshnjat me qumësht gjiri

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha

Zyrtarët botërorë të shëndetësisë u tronditën kur Shtetet e Bashkuara kundërshtuan një rezolutë për të inkurajuar ushqyerjen e foshnjeve me qumështin e gjirit, veçanërisht pas shumë dekadash studimesh që kanë treguar përfitimet si për nënat ashtu edhe foshnjet. Zëri i Amerikës bisedoi me dy mjekë të shquar që mbështesin fuqimisht rezolutën e OKB-së bazuar në studime shkencore dhe shpjegojnë të mirat dhe rreziqet e ushqyerjes me qumësht gjiri dhe me formulë.

Miliona foshnje në mbarë botën do të rriten mbarë nëse marrin qumështin e nënës për 6 muajt e parë të jetës – ose më gjatë. Gjetjet vijnë nga studimi më i madh dhe më i hollësishëm deri tani mbi të mirat e ushqyerjes me gji. Ai u botua në revistën mjekësore The Lancet dy vjet

më parë. Studimi tregon se ushqyerja me gji mund të shpëtojë jetët e 800,000 foshnjeve në vit.

Pediatrit thonë se ndërsa gratë duhet të kenë opsione, shkenca mbështet qartësisht ushqyerjen me qumështin e gjirit.

“Kjo është vërtetuar bazuar në disa dekada studimesh”, thotë mjeku Dennis Kuo në Universitetin Buffalo.

Ushqyerja me gji ka vlera ushqimore, ul infeksionet dhe është më e lirë se ushqyerja me formula.

“Ne e dimë se menjëherë pas lindjes, kur nëna e vendos fëmijën në gji, foshnja merr kolostrumin, qumështin fillestar që prodhon nëna dhe që ka përmbajtje të lartë imunoglobine që mbron fëmijën nga infeksioni. Pra ky qumësht është shumë i rëndësishëm për foshnjet dhe ushqimi vetëm me qumësht gjiri i vazhdon këto përfitime shëndetësore për foshnjen”, thotë mjekja Joan Younger Meeks.

Për gratë që përdorin formulën për foshnjet, uji i pastër është një domosdoshmëri jo vetëm për formulën, por edhe për pastrimin e shisheve. Lugët e përdorur për të matur formulën duhet gjithashtu të jenë të pastra. Nëse jo, foshnja mund të ketë diarre e cila mund të jetë fatale.

Dhe për shkak se formula është e shtrenjtë, nëse një nënë përpiqet ta zgjasë atë, foshnja nuk do të ketë mjaftueshëm për të ngrënë.

“Përfitimet e ushqyerjes me gji janë jashtëzakonisht të larta për t’u mbrojtur nga këto sëmundje”, thotë mjeku Dennis Kuo.

Foshnjet që ushqehen me qumësht gjiri kanë më pak infeksione të veshëve dhe më pak probleme të tretjes. Ata rriten ndryshe. Qumështi i gjirit i mbron fëmijët nga obeziteti më vonë në jetë.

Formulat janë përmirësuar me kalimin e kohës me shtimin e acideve yndyrore dhe proteinave më cilësore, por mjekët thonë se asgjë nuk mund ta zëvendësojë qumështin e gjirit.

“E vlerësoj faktin se formulat po përmirësohen gjithnjë e më shumë, por kam vërejtur se edhe kolegët tanë që punojnë në industrinë e formulave e pranojnë se qumështi i gjirit është standardi i artë dhe do të thoja se qumështi i gjirit është ende më i miri”.

Ushqyerja me gji gjithashtu sjell përfitime të qarta edhe për nënën. Pikë së pari, ajo zvogëlon shanset për të patur hemoragji pas lindjes.

Mjekët thonë se gratë duhet të mbështeten nga mjekët e tyre, nga familjet, komunitetet dhe nga punëdhënësit e tyre në mënyrë që të ushqejnë me sukses fëmijët e tyre – për t’u dhënë të porsalindurve shansin më të mirë për një jetë të shëndetshme.

Tags: foshnjatGjiriinkurajojnëNënatqumeshtshkencëtarëtushqejnë

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

Rikthim i “bujshëm” te Reali, plas gallata: Jepini numrin 7

Partnerja e Izet Haxhisë: Nëse i ndodh gjë familjes time, fajtor nuk është Sala por…

Ancelotti i shpall “luftë” Juventusit: Napoli për vend të parë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com