Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social.
Lajmin e ka dhënë vetë Pollo, ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka thënë se përjashtimi i ka ardhur pasi postoi një video-montazh të kryeministrit Edi Rama dhe “lungomares” së përmbytur të Vlorës.
“Postova një video të lungomares së përmbytur, me mbivendosjen e zërit të Ramës kur e inaguroi. A duhet që demokracitë tona të transferojnë në mënyrë të pakushtëzuar vendimet kryesore politike te Big Tech jo-transparente dhe monopolistike?”- shprehet Pollo, duke thënë se ka mbi një javë që s’po arrin të rimarrë aksesin në profilin e tij.
“Llogaria juaj @gencpollo është kyçur për shkelje të rregullave të Tëitter. Veçanërisht për postimin e mediave që përshkruajnë dhunë seksuale dhe / ose sulm… Vazhdoni në Tëitter për të rregulluar problemin me llogarinë tuaj”, ishte njoftimi që Pollo kishte marrë më pas.