Kombëtarja kuqezi ka dhuruar spektakël sot në “Elbasan Arena” përballë një kundërshtari modest si San Marino.
Fitorja e sotme e Shqipërisë ndaj San Marinos me shifrat 5-0 ka qenë historike për përfaqësuesen shqiptare.
Një rezultat i tillë nuk ishte shënuar asnjëherë më parë, në ndeshje zyrtare kualifikuese për ekipin kuqezi.
Shqipëria siguroi 3 pikët dhe u ngjit në vendin e dytë në grup në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.