Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Shkarkohet kryetari i Parlamentit të Malit të Zi

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi në një seancë të jashtëzakonshme votuan për shkarkimin e Kryetarit të Parlamentit, Aleksa Beçiq.

Gjithsej votuan 79 deputetë nga 81 sa numëron Parlamenti, 43 votuan për shkarkimin e tij, ndërsa 36 ishin kundër. Iniciativën për shkarkimin e Aleksa Beçiq e nënshkruan 38 deputetë të kryesuar nga partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit. Beçiq është nga radhët e Demokratëve, të cilët e përcollën me diskutime të shumta seancën. Deputetët e shumicës parlamentare që në fillim bënë thirje për shtyrjen e seancës dhe kërkimin e një zgjidhje brenda shumicës, gjithsesi pa përkrahjen e Partisë Demokratike të Socialistëve. Në një kohë që deputetët e Frontit Demokratik pro-serb dhe Demokratët vlerësuan punën e Aleksa Beçiq, deputetët e opozitës u shprehën, se në Parlament ka munguar dialogu thelbësor. Po ashtu ata theksuan, se nuk është përshpejtuar rruga drejt BE-së dhe se Beçiq funksionin e tij e ka kryer në interes të promovimit partiak dhe personal, e jo në interes të shtetit.

Beçiq: Shkarkimi është absurd

Deputetët Demokratë akuzuan kolegët nga radhët e URA-s për tradhti dhe bashkëpunim me Partinë Demokratike të Socialistëve. Ndërkaq vetë Beçiq në fjalën përfundimtare tha se propozimi për shkarkimin e tij nuk ka bazë dhe është absurd. “Nëse dikush dëshiron të bëjë shumicën me ata që i kemi mundur në zgjedhje, atëhere kemi të bëjmë me vetë-destruktim.” Kjo është rruga e vetë shkatërrimit politik, u shpreh ashpër Aleksa Beçiq, duke përmendur, se “është krenar për rezultatet e arritura dhe për atë se është funksionari i parë pas fitores historike të 30 gushtit të viti 2020”. Në fjalën e tij Beçiq veçoi arritjet e Parlamentit gjatë punës së tij dhe vlerësimet që ka marrë nga kolegë nga rajoni dhe bota.

Priten protesta

Montenegro I Regierung I Zdravko Krivokapic

DIshte deputetja nga radhët e URA-s së Dritan Abazoviqit, Bozhena Jellushiq, e cila iu kundërvu akuzave të Demokratëve në Parlament. Ju po “akuzoni para se të shihni se çfarë do të ndodhë”, u shpreh ajo dhe shtoi se Mali i Zi duhet të mësohet me faktin se nuk mund të vijnë ditë të mira pa ndryshim disa herë të qeverive.

Edhe pse në shikim të parë seanca e parlamentit përfundoi qetë, vetë Kryetari i Parlamentit tashmë i shkarkuar, tha se do të përdorin të gjitha format demokratike dhe do të kundërshtojnë formimin e shumicës me Partinë Demokratike të Socialistëve. Protestat e paralajmëruara për ditën e mërkurë më 9 shkurt mund të priten siç u tha, në të gjitha qytetet e Malit të Zi. Mbetet të pritet se ç’qëndrim do të mbajë Kisha Ortodokse Serbe, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte pranë Frontit Demokratik dhe Demokratëve. /DW

Tags: Aleksa Beçiqmali i ziparlamenti

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Kriza në Ukrainë/Macron merr garanci nga Putin

Doza e tretë e vaksinës, njihuni me efektet anësore (VIDEO)

Reshje shiu dhe bore, si parashikohet moti për nesër







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com