Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë në Shkup

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë në Shkup

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi njëzëri të martën për ta shkarkuar nga posti kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski “për shkak të punës joprofesionale dhe të pandërgjegjshme”, siç thuhet në një njoftim për media të Këshillit.

Kërkesa për shkarkimin e tij ishte ngritur që para dy vjetësh për shkak të vendimit për heqjen e masës së paraburgimit një biznesmeni, i cili më pas u arratis. Zoti Vangellovski mund ta ankimojë vendimin e Këshillit gjyqësor, por për ankesën e tij eventuale përsëri duhet të mblidhet Këshilli gjyqësor prej nëntë anëtarësh i përbërë nga tre gjykatës të Gjykatës së lartë, nga një prej gjykatave rajonale të Apelit dhe dy gjykatës nga gjykata prej nga vjen vetë Jovo Vangellovski.

Ai nuk mori pjesë në seancën e Këshillit gjyqësor. Ai e ushtroi detyrën e kryetarit të Gjykatës së lartë në dy mandate, nga 2008 – 2012 dhe nga viti 2017 deri më tani. Gjykata e lartë nën drejtimin e tij i shpalli si të paligjshme të gjitha hetimet dhe aktakuzat nga Prokuroria e Posaçme të ngritura pas qershorit të vitit 2017. Kundërshtarët politikë të VMRO-DPMNE-së e kanë akuzuar gjykatësin si dorë e zgjatur e pushtetit të kaluar që bllokonte lëndët dhe akuzat e ngritura kundër zyrtarëve dhe njerëzve të afërt me këtë parti.

Këshilli Gjyqësor emëroi Faik Arsllanin për kryetar në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë. Autoritetet maqedonase, nga ana tjetër po përpiqen të bëjnë reforma në gjyqësor duke u përgatitur për miratimin e ligjit për Prokurorinë publike. Me këtë ligj do të vendosej edhe për të ardhmen e Prokurorisë së Posaçme që u themelua rreth katër vjet më parë për të hetuar kriminalitetin dhe korrupsionin në radhët e politikanëve dhe personaliteteve të profileve të larta në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut. /Voa

Tags: gjykatëkryetarshkarkohetShkup

TË LIDHURA

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale
Rajoni

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Kodheli “sqaron” shkresën e Tahirit

Kodheli “sqaron” shkresën e Tahirit

Takimi me Komisionin e Venecias/ Lleshaj: Shqiptarët nuk u bënë pjesë e dhunës

Takimi me Komisionin e Venecias/ Lleshaj: Shqiptarët nuk u bënë pjesë e dhunës

6 kandidatët me pikët më të larta për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese

6 kandidatët me pikët më të larta për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit
Aktualitet

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit

by mirseda
15:15 | 09/01/2026
0

25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative...

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

15:11 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

14:24 | 09/01/2026
Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

14:01 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com