Era e fortë dhe stuhia e krijuar ka bërë që të boshatisen plazhet. Kjo ka bërë që turistëve t’i ndryshojnë edhe planet për pushime. Disa pamje nga jugu, tregojnë çadra të këputura në mes, karrige të thyera dhe shezlong të shkatërruar.
Sipas Meteoalb, edhe nesër pritet të ketë shira lokalë. Për pushuesit e këtij fillim gushti, këto dy ditë nuk ka plazh, pasi reshjet e shiut do të zgjasin deri nga fundjava, ku pritet të ketë një përmirësim të motit.