Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Shiti unazën e nënës për futbollin, i riu bën gjestin prekës në publik

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha

Rasti i dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan erdhi këtë herë ndryshe, pasi programi nisi me të ftuarën. Tefta, nëna e Klaudios ka sakrifikuar gjithçka që i biri të realizonte ëndrrën e tij për futbollin. Madje ajo i ka falur unazën e martesës në mënyrë që ai të ndiqte ëndërrën e tij.  Sot ka ardhur momenti që ai t’ia rikthejë atë. Po bashkë me këtë, ai kishte edhe një mesazh dashurie për bashkëshorten e tij Teutën.

Ishte gazetari i “Ka një mesazh për ty” ai që shkoi në rrobaqepësinë ku punon zonja Tefta. Ajo mori mesazhin ku ishte ftuar për të qenë e pranishme në studio.

E pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë ftuar, zonja Tefta tha se mund të jetë djali i saj Klaudio, pasi ai është tip i surprizave.

Ardit Gjebrea: Ne e kemi ndërtuar ndryshe këtë herë. Po, Klaudio të ka ftuar të jesh këtu. Ai nuk e di që ti je këtu. Unë do ta ftoj do të jetë nga ana tjetër e murit, do e shohësh në ekran gjatë gjithë kohës.

Klaudio rrëfeu në studio historinë: Doja ta nisja nga fillimet e mija, në vitet ’90 kanë qenë kohë shumë të vështira, sidomos në ato vende si qyteti i Memaliaj. Kam dëgjuar nga familja që në atë kohë kryefamiljarët duhet të largoheshin jashtë vendit për të punuar në mënyrë që të siguronin të ardhurat. Një ndër ta ishte dhe baba im. U rrita bashkë më vëllain se unë kam vetëm një vëlla. Babai do largohej dhe nëna kishte rol të vështirë për ta na rritur ne me vëllain. Në ato vite punonte në gjelbërim dhe pjesën tjetër të ditës të kujdesej për në. Jetonin vetëm më rrogën prej 90 mijë Lekëve të vjetra dhe ishte shumë e vështirë. Vitet kaluan dhe ne u rritëm me vështirësi. Filluan kërkesat tona.

Ardit Gjebrea: Cilat ishin kërkesat tuaja?

Klaudio: Një që më ka ngelur në mendje dhe ishte kryesorja kur unë kam dashur të regjistrohem në një ekip futbolli. Ju jam lutur shumë prindërve, pa e ditur që në futboll duhet të paguaje. Por përveçse duhet të hyja unë duhet të futej dhe vëllai pasi nëna nuk na ka ndarë kurrë.  Mbaj mend që kam hyrë dhe aty i kam vënë vetës detyrim që i vogël që ta realizoj atë ëndërr. Unë që fëmijë kam qenë një problematik shumë i madh. Zihesha me shokët, bëhesha pis. Shkova 16 vjeç dhe shikoja vetëm nga futbolli.

Ardit Gjebrea: Kishte dhe shpenzime apo jo?

Klaudio: Mbaj mend që lahesha tre herë në ditë dhe kishte shpenzime, pasi rrobat bëheshin pis. Nuk kishim as lavatriçe dhe mami i lante rrobat në një kazan. Isha shumë egoist dhe mendoja gjithmonë të realizoja ëndrrën time, jo se nuk e kisha merakun për nënë time.

Ardit Gjebrea: Megjithatë diçka të ka mbetur peng nga jeta jotë?

Klaudio: Në moshën 19-vjeçare duhet të largohesha nga qyteti ku unë jetoja. U ula në darkë me nënën time dhe i thashë se kam menduar të provoj një ekip tjetër dhe më duhet të rri atje 2-3 ditë ta provoja.

Ardit Gjebrea: Çfarë bëri nëna jote?

Klaudio: I thashë se më duheshin Lekë dhe nuk e dija që ne në shtëpi kishim para aq sa për të llogaritur muajin. Zgjohem në mëngjes dhe gjej rrobat gati. Hoqi unazën e martesës dhe më tha ti mund të vazhdosh ëndrrën tënde. Nuk është se nuk u mërzita, por ika dhe vazhdova ëndrrën time. U tregova shume egoist.

Ardit Gjebrea: Ma trego pak momentin kur shite unazën?

Klaudio: Nuk është se u mendova shumë, shkova dhe e shita. Edhe pse mërzitja më vazhdonte. Në atë moment nuk jam bërë aspak pishman, nuk e kam kuptuar.

Ardit Gjebrea: Kur u pendove dhe filloi të të rëndonte ky gjest dita ditës?

Klaudio: Kur kam ardhur në Tiranë, bashkë me vëllain. Ka qenë shumë e vështirë. Për një vit rresht duhet të gatuaj, të laja dhe të shpëlahesha vetë, sepse ndryshe nuk kishte shpresë. Na dërgontë para babai dhe nëna nga shtëpia. Ishte një mësim nga jeta.

Ardit Gjebrea: Çfarë bërë me unazën?

Klaudio: Unaza është arsyeja që unë jam këtu sot. Dhe do ja kthej pas atë unazë dhe do doja shumë që mos ja hiqte kurrë nga dora. Kam ardhur t’ja dhuroj dhe ta falënderoj me gjithë shpirt dhe zemër.

Ardit Gjebrea: Ti ke fëmijë?

Klaudio: Kjo është gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë. Unë pasi mbarova ëndrrën e futbollit doja një motiv një arsye më shumë. Në jetën time erdhi bashkëshortja ime në një moment të vështirë për jetën time. E kam njohur para 4 vitesh atëherë kur unë nuk kisha asnjë gjë. Isha i vetëm në Tiranë, punoja kamerier për jetesë. Unë u largova dhe fillova punë në Memaliaj, ndërkohë që prindërit i kisha pa punë.  Prej dy vitesh nusja ime më thoshte gjithmonë kur do vish.

Ardit Gjebrea: Ju ku jetoni ?

Klaudio: Unë kam dhe vëllain në Tiranë. Nëna dhe babai jeton me vëllain e vogël. Ndërsa unë jetoj me nusen.

Pasi mbaroi bashkëbisedimin me Arditin dhe Klaudio rrëfeu historinë në ekran u shfaq nëna e tij, Tefta. Arditi tha se zonja Tefta ka dëgjuar të gjithë bisedën. Ai i kërkoi ndjesë nënës  së tij që e ka gënjyer nëse e kishte thirrur ai apo jo në studion e “ Ka një mesazh për ty”.

Klaudio: Sa e bukur qenke bërë. Sot përballë dhe përpara të gjithëve dua të të falënderoj me gjithë zemër për gjithçka që ke bërë dhe nuk u lodhe asnjëherë. Dhe e bën akoma dhe sot. Je një njeri i mrekullueshëm dhe që çdo fëmijë do ta kishte ëndërr të të kishte pranë.

Tefta: Mami ka bërë vetëm detyrën. Për ty dhe vëllain mami do të bënte gjithçka. Ju kam puthur çdo natë dhe çdo mëngjes. Edhe kur ju u lidhët me vajzat të cilat janë të mrekullueshme, ju thoshin mos jeni djem mamaje. Mami të falënderon për këtë surprizë të bukur, por përsëri mamit i le një peng në zemër. Nuk duhet të ktheje atë dhuratë.

Klaudio: Ti e di shumë mirë që unë kam ardhur në një pikë që i kam realizuar të gjithë ëndërrat dhe dëshirat dhe kjo është një gjest në shenjë të respektit të madh që kam ndaj teje. Është e vështirë për mua që të dal dhe të flas kaq shumë. Jam këtu dhe ti e meriton. Do të kërkoja që ti ta mbajë këtë unazë dhe mos e hiqje nga gishti. Ne të gjithë në shtëpi kemi unazë dhe vetëm ti nuk ke.

Gjithashtu Klaudio kishte dhe një mesazh dashuri për bashkëshorten e tij. Gazetari i “Ka një mesazh për ty”, shkoi në Call Centre ku punon Teuta Kurti dhe i përcolli mesazhin. Ajo mbërrit në studio ku tha se është 4 muajshe shtatzënë dhe është në pritje të një vajze.

Teuta kishte disa ide se kush mund të ishte person që e ka thirrur:  Në fillim mendova bashkëshorti, po ai s’është në Tiranë sot që kështu nuk mund të jetë ai. Mendova mos është  motra, ose vëllai.

Klaudio kishte një mesazh për bashkëshorten: Fjalët e bukura dhe të shumta nuk do kishin vlerë. Ne sot jemi bashkë këtu të dy. Kemi arritur të kemi gjithçka që kemi dashur. Një shtëpi tonën, një punë të cilën e duam ta bëjmë dhe pse jo krijimin e një familje që mezi e presim. Përpara të gjithë botës dua të të them që falenderimet shkojnë për ty. Të gjitha këto arritje që kam janë falë teje. Këto 4 vite kanë qenë shumë të bukura ke qenë iniciatore për gjithçka, Kam ardhur të të falënderoj, pasi je i arsyeja pse ne i kemi të gjitha.

Edhe Teuta, kishte për ti thënë diçka Klaudios: Përveçse e dua shumë jam më shumë fat që e kam njohur Klaudion, ose Klajdin siç i thërrasim ne. Më atë ka realizuar të të gjitha ëndrrat që kam pasur. Mendoj se nuk është vetëm merita ime, por edhe merita e prindërve që e kanë rritur Klaudion me edukatë dhe me dashuri. Jam me shumë fat që e kam njohur Klajdin dhe po ashtu me fat do jetë dhe vajza jonë që do ketë një babai si ai.

Pas këtyre mesazheve të bukura mes djalit dhe nënës si dhe dy bashkëshortëve ata u përqafuan me njërin- tjetrin./tvklan.al

Tags: bëne nënësfutbollingjestini riuprekespublikshitiunazën

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

O palikari mou! Grekët i thurin këngë ‘heroit’ Kacifas (Video)

(Video) Dy aksidente në autostradën Tiranë-Durrës, radha në trafik disa kilometra

Çmenduri në Holandë/Tifozja futet nudo në fushë, ja si reagojnë futbollistët (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com