Një çmenduri mund të quhet ajo që ka ndodhur në një ndeshje futbolli në kategorinë e dytë të Holandës. Një tifoze femër ka ndërprerë ndeshjen pasi është futur në fushë nudo. Luhej takimi mes Rijnsburgse Boys kundër Afc Amsterdam, i cili përfundoi me rezultatin e 6-2 në favor të vendasve.
Gjatë kësaj përballje një femër është futur në fushë, teksa mbante në dorë një flamur, por nuk është ndalur për asnjë moment nga rojet e sigurisë apo lojtarët, të cilët kanë qëndruar si spektatorë duke parë këtë shfaqje jo të hijshme si të çmendur.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ajo shihet të futet nga njëra anë e fushës për t’u larguar po vetë nga ana tjetër e fushës, por në një moment ajo i afrohet një futbollisti, i cili nuk reagoi aspak.