Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shifrat/Shpenzimet për kërkim-zhvillim, Shqipëria më “koprracja” në rajon

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shifrat/Shpenzimet për kërkim-zhvillim, Shqipëria më “koprracja” në rajon

Stacks of coins with the word GDP isolated on white background

Vendet me një potencial të fuqishëm të aseteve financiare, investojnë shifra të mëdha parash për programet e kërkimi dhe të zhvillimit, pasi kjo strategji përgatit se kush do të komandojë të nesërmem në lidhje me ekonominë botërore.

Vendet të cilat krijojnë programe dhe shpenzime të tilla, kanë luksin që tekologjinë e re, ta kthejnë në  produkte të reja në procese dhe më shumë shërbime për konsumatorët duke iu përgjigjur kushteve dhe kërkesave të kohës.

Sa i takon shpenzimeve për programet e kërkim-zhvillimit Shqipëria  vendin e fundit në rajon dhe në Evropë. Shifra e përkthyer në përqindje zë 0.2 të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kjo e dhënë  është publikuar nga Instituti i Statistikave të UNESCO-s. Ndërsa e përkthyer në shifra konkrete, shkon në 37 milionë dollarë, që tregon edhe njëherë se kjo shifër është më e ulëta në rajon.Veni i parë në rajon për shpenzimet në kërkim-zhvillim:
“Lideri i  rajonit për shpenzimet e kërkim-zhvillimit është shteti i Serbisë. Shpenzimet  për këtë pjesë në përqindje shkojnë në 0.8% të PBB-së, apo e thënë ndryshme  në vlerën e 757 milionë dollarë, ndërsa numri i kërkuesve përllogaritet rreth 1,830 për 1 milion banorë. Duke iu referuar të dhënave të publikuara , peshën më të madhe e zënë bizneset me 224 milionë dollarë.

Renditja në vendin e dytë në rajon për shpenzimet e kërki-zhvillimit:
“E dyta renditet Maqedonia, shpenzimet e së cilës për Kërkimin dhe Zhvillimin janë rreth 0.5% e PBB-së, apo 145 milionë dollarë. Maqedonia numëron rreth 838 kërkues për 1 milion banorë.Ndërsa Mali i Zi dhe Bosnja, shpenzojnë për Kërkimin dhe Zhvillimin përkatësisht 0.4% dhe 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Numri i kërkuesve për 1 milion banorë është 673 në Malin e Zi dhe 266 në Bosnjë dhe Hercegovinë’-shkruan Monitor.

BE-ja mban të qëndrueshëm nivelin e shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim
Në 2016-n, Eurostat njofton se të gjitha vendet e Bashkimit Europian së bashkë shpenzuam për Kërkim-Zhvillimin 300 miliardë euro. Përqindja e shpenzimeve për Kërkim Zhvillim ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto qëndroi e qëndrueshme në nivelin 2.03%. Dhjetë vite më parë, shpenzimet në raport me PBB-në ishin në nivelin 1.76%.

Krahasuar me ekonomitë e mëdha, shpenzimet për kërkim dhe zhvillim në BE ishin shumë më të ulëta se në Korenë e Jugut, ku në 2015-n përllogariteshin të ishin 4.23%, Japoni 3.9%, Shtetet e Bashkuara 2.79%, ndërkohë që kanë të njëjtin nivel si Kina 2.07% në 2015-n.

Vendet evropiane, me shpenzimet më të larta:
Në 2016-n shpenzimet më të larta për Kërkim dhe Zhvillim u shënuan në Suedi dhe Austri, ku në të dy shtete e kalonin nivelin prej 3% të PBB-së, sipas Eurostat. Këto shtete ndiqeshin ngushtë nga Gjermania, Danimarka, Finlanda, Belgjika, Francë, Holandë dhe Slloveni, shpenzimet e të cilave luhateshin nga 2-3% të PBB-ve të vendeve përkatëse.

Dhjetë shtete anëtare regjistruan shpenzime në Kërkim Zhvillim nën 1% të PBB-së: Letonia (0.44%), Rumania (0.48%), Qipro (0.50%), Malta (0.61%), Lituania (0.74%), Bullgaria (0.78%), Sllovakia (0.79%), Kroacia (0.84%), Polonia (0.97%) dhe Greqia (0.99%).

Tags: bekerkimppbSerbiashpenzimetshqiperiazhvillim

TË LIDHURA

Hera e dytë që plagoset, kush është ‘Juli i Pashakos’ dhe historiku i tij në Lushnjë
Aktualitet

Hera e dytë që plagoset, kush është ‘Juli i Pashakos’ dhe historiku i tij në Lushnjë

12:20 | 25/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët
Politikë

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Dosja “Partizani”, shtyhet seanca ndaj Sali Berishës
Politikë

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca ndaj Sali Berishës

11:34 | 25/11/2025
Next Post
Perez “hap thesin”, minimumi dy përforcime në janar

Perez “hap thesin”, minimumi dy përforcime në janar

Rama-Basha me dy fytyra në Bruksel, BE e “pafytyrë”  

Rama-Basha me dy fytyra në Bruksel, BE e “pafytyrë”  

Qeveria në ankth, nis skenari për të rrëzuar Haradinajn

Qeveria në ankth, nis skenari për të rrëzuar Haradinajn







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Hera e dytë që plagoset, kush është ‘Juli i Pashakos’ dhe historiku i tij në Lushnjë
Aktualitet

Hera e dytë që plagoset, kush është ‘Juli i Pashakos’ dhe historiku i tij në Lushnjë

by mirseda
12:20 | 25/11/2025
0

Julian Sulo, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”, nuk është hera e parë që pëson një...

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Dosja “Partizani”, shtyhet seanca ndaj Sali Berishës

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca ndaj Sali Berishës

11:34 | 25/11/2025
Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine

Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine

10:49 | 25/11/2025
Zjarr në Fier, mbetet i lënduar një foshnje 2-muajshe

Zjarr në Fier, mbetet i lënduar një foshnje 2-muajshe

10:45 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com