Nga e diela, SHBA-ja ka evakuuar afro 7.000 njerëz nga Kabuli, tha të enjten një zëdhënës i Pentagonit.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, ka deklaruar se rreth 1.200 njerëz janë larguar nga Kabuli me fluturime për në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë pesë ditëve të fundit. Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate filluan të përshpejtojnë nisjet në fund të korrikut, ndërsa talebanët pushtuan Afganistanin.
Ushtria amerikane thotë se aktualisht ka aftësinë për të transportuar 5.000 deri në 9.000 njerëz në ditë nga Kabuli, por kjo varet nga numri i njerëzve që janë gati të largohen.
Ka pasur probleme me afganët që hyjnë në fushën ajrore, dhe nuk kanë dokumentet e duhura për t’u nisur. Për sa i përket shtetasve amerikanë në Afganistan, Pentagoni vlerësoi të enjten se rreth 300 ishin evakuuar në 24 orët e fundit – por zëdhënësi i tij tha se ai nuk e dinte sa kishin mbetur në vend aktualisht.
Në fillim të gushtit, Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar këshilloi që më shumë se 4.000 shtetas britanikë që mendohej se ishin në Afganistan të largoheshin, por është e paqartë se sa prej tyre mbetën.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today