E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Ç’do bëhet me mediat në Afganistan?

Një nga ndryshimet më të mëdha gjatë 20 viteve të fundit në Afganistan, ka qenë lulëzimi mediatik, me dhjetëra rrjete televizive dhe gati 200 stacione radio FM. Dhe ndërsa mediat mund të jenë në gjendje të qëndrojnë të hapura, çfarë lirie do të kenë?

Saad Mohseni, kryetar i Tolo TV – rrjeti më i shikuar i Afganistanit – i thotë BBC -së se ka marrë “sinjale” nga talebanët se ajo që prezantueset femra veshin, “nuk është e pranueshme”.

Ai thotë: “Ne u kemi thënë atyre që nëse ata do të dekretojnë që ato duhet të vishen ndryshe, ju lutemi na tregoni. Ne nuk mund t’i marrim këto telefonata dhe mesazhe të rastësishme”.

Mohseni shprehet se rrjeti po vetëcensurohet për shkak të pasigurisë. “Disa prej tyre ne e dimë se do të jenë në rrezik”, shpjegon ai.

“Dhe ka të tjerë që nuk janë më rehat dhe nuk mendojnë se mund të jetojnë në Afganistan dhe ne duhet t’i ndihmojmë ata të dalin jashtë. Por thjesht futja e tyre fizikisht në aeroport është mjaft e vështirë – është një kaos i plotë. Dhe e gjithë kjo ishte e shmangshme – bota me të vërtetë na ka zhgënjyer. Largimi është një gjë, por largimi me përgjegjësi duhet të ishte një përparësi”.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...