Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shifra rekord, bankat arrijnë super fitime për 6 muajt e parë të vitit

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shifra rekord, bankat arrijnë super fitime për 6 muajt e parë të vitit

Fitimi i sistemit bankar arriti në 11.5 miliardë lekë në 6 muajt e parë të këtij viti, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat u publikuan nga Banka e Shqipërisë, e cila i raporton fitimet e bankave sipas standardeve lokale, në bazë të të cilave bankat paguajnë dhe tatim fitimin në buxhet.

Sipas të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë, ky është niveli më i lartë rekord i fitimeve të arritura nga sistemi bankar për gjashtëmujorin e parë, që nga viti 1999, kur raportohen të dhënat.

Dy janë arsyet që kanë ndikuar në përmirësimin e rezultatit financiar të bankave.

Së pari janë rritur të ardhurat neto nga veprimtaritë e tjera, me 2.8 miliardë lekë, duke u trefishuar në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ka amortizuar dhe rënien e të ardhurave nga interesat me 1 miliardë lekë, si rrjedhojë e uljes së interesave të huave që bankat japin për bizneset dhe individët.

Së dyti, janë ulur ndjeshëm shpenzimet për provigjionime, me 3.6 miliardë lekë, apo 72%, të cilat janë fitimet që bankat lënë mënjanë për të mbuluar kreditë me probleme. Niveli i huave të pakthyera në afat ka rënë vazhdimisht përgjatë këtij viti, duke arritur në 15.58%, niveli më i ulët në 6 vjet. Kjo ka bërë që bankat të rimarrin këto fondet që i kishin lënë si “garanci” për huatë që nuk po u ktheheshin.

 

Situata e përfitueshmërisë së sistemit bankar është shumë më e përmirësuar në raport me gjashtëmujorin e parë 2016, kur ato panë një tkurrje të fitimeve me 39%.

Rritja e fitimeve ka përmirësuar dhe treguesit e rentabilitetit, si kthyeshmëria nga kapitali (ROE), që u rrit me 1.2 pikë përqindje në 16.7%, e cila tregon se sa me eficiencë po i përdor banka kapitalet e veta dhe kthyeshmëria nga aktivet (ROA), që u rrit nga 1.51% në 1.64%, shkruan Monitori.

Ndërsa 6 mujori ka qenë pozitiv për bankat dhe uljen e huasë më probleme, treguesit e tjerë, që kanë ndikim në ekonomi nuk kanë qenë aq pozitiv. Kreditimi ka rezultuar i tkurrur, me stokun e huasë dhënë për ekonominë, që në qershor 2017 ra me 1.6%. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë edhe stoku i depozitave zbriti në 988.6 miliardë lekë në qershor, me një rënie prej 0.6% në raport me muajin e kaluar.

Tags: bankatfitimerekordshifrattë ardhura

TË LIDHURA

“Persekutim politik”/ Meta letër Helsinkit: Më shpuan edhe bidonin e ujit
Politikë

“Persekutim politik”/ Meta letër Helsinkit: Më shpuan edhe bidonin e ujit

17:16 | 14/04/2026
Përfshihet nga flakët kompleksi i banimit pranë QSUT-së
Aktualitet

Përfshihet nga flakët kompleksi i banimit pranë QSUT-së

17:12 | 14/04/2026
“Shqipëria do të bëhet”/ Rama: Amaneti i Ismail Qemalit e Fan Nolit, drejt BE-së
Kryesore

“Shqipëria do të bëhet”/ Rama: Amaneti i Ismail Qemalit e Fan Nolit, drejt BE-së

17:08 | 14/04/2026
Next Post
Mike Pence viziton Malin e Zi më 2 gusht

Mike Pence përgënjeshtron lajmin se do të kandidojë për president

Konfirmohet, Samsung Galaxy Note 8 në treg më 23 gusht

Konfirmohet, Samsung Galaxy Note 8 në treg më 23 gusht

Situata në 24 orët e fundit, shënohen 8 vatra zjarri në këto qarqe

Qarqet që u përfshinë nga zjarret 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

“Persekutim politik”/ Meta letër Helsinkit: Më shpuan edhe bidonin e ujit
Politikë

“Persekutim politik”/ Meta letër Helsinkit: Më shpuan edhe bidonin e ujit

by mirseda
17:16 | 14/04/2026
0

Ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, i është drejtuar...

Përfshihet nga flakët kompleksi i banimit pranë QSUT-së

Përfshihet nga flakët kompleksi i banimit pranë QSUT-së

17:12 | 14/04/2026
“Shqipëria do të bëhet”/ Rama: Amaneti i Ismail Qemalit e Fan Nolit, drejt BE-së

“Shqipëria do të bëhet”/ Rama: Amaneti i Ismail Qemalit e Fan Nolit, drejt BE-së

17:08 | 14/04/2026
E ftuara shpërthen në Samitin e Diasporës: Keni mbyllur dyert për të përgatiturit

E ftuara shpërthen në Samitin e Diasporës: Keni mbyllur dyert për të përgatiturit

17:07 | 14/04/2026
Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

16:51 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com