Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shfrytëzimi i fëmijëve si imazh fushatash, psikologia: Përfitimi i politikanëve

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Shfrytëzimi i fëmijëve si imazh fushatash, psikologia: Përfitimi i politikanëve

Nga Anxhela Ferra

Përdorimi i fëmijëve nga politikanët para fushatave elektorale apo përgjatë tyre, është kthyer në diçka normale. Shpesh ata i shohim gjatë takimeve që partitë zhvillojnë nëpër qytete,  ndonjëherë për sfond dhe herë të tjera duke mbajtur pankarta ose flamujt e tyre. Por, edhe pse janë një element i lakmueshëm nga politikanët, pak herë ata i drejtohen fëmijëve dhe nevojave të tyre. Duke i përdorur thjesht si mjet propagandistik.

Valbona Treska, psikologe klinike në një intervistë për Tirana Today thotë se pjesëmarrja e fëmijëve në mitingje apo përdorimi i tyre nga politika, i shkel shumë të drejta që ata kanë.

“Mund të hapim bashkë televizorin tani dhe të shohim sikur dhe vetëm 30 minuta, për të kuptuar sa shpesh ndodh kjo gjë. Është një ndër shqetësimet është ngritur shumë pak, ose pothuajse fare gjatë gjithë periudhës. Veçanërisht kur ka periudhë fushatash dhe posterat janë gjithandej dhe bëhet goxha propagandë. Absolutisht që nuk është e këshillueshme që fëmijët të përfshihen në fushata elektorale, të bëhen pjesë e posterave, e mesazheve politike që politikanët japin. Apo të jenë në mitingje a organizime të tjera që politikanët ndërmarrin.

Kjo për një sërë arsyesh. Një fëmijë është e pamundur që të jetë vetë i aftë të kuptojë atë pozicionin në të cilin ndodhet dhe pjesën më të madhe të rasteve nuk është një vendim që e merr vetë fëmija. Është një vendim që e marrin të rriturit për të. Ndaj për aq kohë sa fëmija nuk e merr vetë vendimin, kjo do të thotë që ti e manipulon atë.

Padyshim që nuk ka pse të etiketohet një i mitur si përfaqësues apo si dikush që mbron parimet e një partie a të një tjetre. Sepse edhe më vonë si i rritur mund të etiketohet si person që mbron parimet e po kësaj partie. Ndërkohë që ai vetë kur të rritet, mund të jetë totalisht kundër asaj partie. Ndaj ka një sërë elementesh që cenojnë të drejtat e fëmijëve, që nga e drejta për t’i marr mendimin, për t’u dëgjuar etj., faktorë që ndikojnë në dëm të fëmijëve. Dhe nuk mund të manipulohet një fëmijë për qëllime të politikanëve.”

Teksa fëmijët sjellin një reagim të fortë nga njerëzit për shkak të komponentit emocional, shpesh ata përdoren edhe në demonstrata  apo protesta të partive të ndryshme, si dhe nga shoqëria civile. Ndonjëherë mjedise aspak të përshtatshme për një të mitur.

“Për aq kohë sa një mesazh që shoqëria civile do të transmetojë, ku një i mitur do të japë mesazhin e vetë për të drejtat që i cenohen, është i lirë ta bëjë këtë gjë. Nëse një i mitur manipulohet për të dhënë mesazhet e të rriturve, këtu futemi te manipulimi i pastër psikologjik që i bëhet.

Nuk ka legjislacion që mund ta pengojë këtë gjë, por në aspektin etik nuk mundet që një fëmijë të manipulohet. Për qëllime të politikanëve, për të sensibilizuar më shumë emocionalisht audiencën dhe për ta afruar më shumë këtë të fundit te vetë politikani. Këtë gjë e bëjnë duke përdorur gjithmonë e më shumë fëmijët. Etikisht kjo është e papranueshme.”

Përfshirja në kauza të caktuara, apo edhe militarizmi për një parti shpesh i bën të rriturit, veçanërisht prindërit t’ia injektojnë bindjen e tyre edhe fëmijëve. Pa marr parasysh të drejtat e tij dhe mos formimin ende për të kuptuar çështje të ndryshme. Duke ndikuar në këtë mënyrë negativisht te rritja e fëmijës.

“Ne si shoqëri jemi shumë të përfshirë me politikën dhe kësisoj ndonjëherë është pak e vështirë që fëmijët të cilët janë po pjesë e jona, t’i lëmë jashtë politikës. Problemi është që duhet të jemi vetë të kujdesshëm, duke filluar nga prindërit. Dhe ky është një mesazh që po i shkon drejtpërdrejtë atyre. Pasi ka raste kur ata janë të pakujdesshëm për të përçuar mendimet dhe bindjet e tyre politike a çfarëdo bindje tjetër.

E injektojnë kaq shumë thellë tek fëmija, saqë ai e reflekton këtë bindje dhe mesazh që i përcillet edhe në mjedisin social që ai jeton. Dhe kjo padyshim që nuk është në avantazh të fëmijës. Aq më tepër për gjëra që fëmija nuk arrin dot t’i kuptojë.”/ TIRANA TODAY

Tags: / Psikologiafushata politikei fëmijëveimazhpolitikanëtshfrytezimi

TË LIDHURA

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

17:54 | 12/02/2026
Next Post
Zbulohet shënjestra e atentatit në Vlorë, 27 vjeçari është djali i një biznesmeni

Zbulohet shënjestra e atentatit në Vlorë, 27 vjeçari është djali i një biznesmeni

Rrjedhje të tjera në PD, kush janë kandidatët që kërkojnë mandatin

Rrjedhje të tjera në PD, kush janë kandidatët që kërkojnë mandatin

Atentati/ Gjenden dy mjete të djegura, dyshohet se autorët janë larguar në këmbë

Atentati/ Gjenden dy mjete të djegura, dyshohet se autorët janë larguar në këmbë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

by mirseda
18:37 | 12/02/2026
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për një nga grupet më...

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

17:54 | 12/02/2026
Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com