Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sherri për dy karrige/ Gledis Kraja gjeti armën dhe ja dha Smakajt, i cili e ekzekutoi gabimisht

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sherri për dy karrige/ Gledis Kraja gjeti armën dhe ja dha Smakajt, i cili e ekzekutoi gabimisht

Dje Gjykata e Shkodrës dha masën “arrest me burg” për Stjuart Smakajn, autorin e vrasjes së Gledis Krajës. Ai nuk e ka mbajtur dot veten dhe ka shpërthyer në lot, pasi Gledis Kraja ishte shoku i ngushtë i 23-vjeçarit.

Por duket se krimi ka ndodhur për dy karrige, dhe se ka qenë viktima që ia ka dhënë armën Stjuart Smakajt që e vrau aksidentalisht.

Ndërsa në kërkim vijon të jetë vëllai i tij Sebastian Smakaj dhe babai i dy vëllezërve, Halil Smakaj.

Sherri fillimisht ka nisur për parkimin e makinës dhe më pas është përshkallëzuar pas konstatimit, se grupi i punëtorëve kishte dorëzuar porosinë e parregullt, pasi mungonin dy karrige.

Si ndodhi konflikti?

“Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, ku pronarja e kompanisë imobilare ka rrëfyer në polici gjithçka ndodhi. Jetmira Kopliku, pronarja e kompanisë së transportit dhe mobilerisë “Brixhoer” ka treguar në polici dinamikën se si ndodhi konflikti që më pas solli vrasjen e Gledis Krajës.

Dëshmitarja ka treguar se bashkëjeton me Ernis Kallafin, me të cilin punojnë së bashku në kompani, ku tregtojnë mobilje të ndryshme, të cilat shpesh herë i marrin të gatshme dhe më pas i montojnë tek klientët. Ditën e ngjarjes në 17 gusht 2020, sipas dëshmitares, Ernisi kishte një montim në zonën e Ishull Lezhës, për këtë arsye porositë i ndanë në dy makina.

Ernisi ka qëndruar në Ishull Lezhë bashkë me një nga punëtorët tanë, Denis Halili, me një makinë “Toyota” të marrë me qira. Pasi kanë përfunduar punë, po në datën 17 gusht janë nisur së bashku Ernisi dhe Denisi për të ardhur në qytetin e Shkodrës, për të bërë dorëzimet e mobiljeve, pasi një nga porositë ishte në zonën Qafëardhi.

Ernis Kallafi, i ka telefonuar klientit Sebastian Smakaj, për të konfirmuar marrjen e porosisë dhe pak minuta më vonë i ka telefonuar vëllai i bashkëjetueses, Gersi, për të saktësuar adresën e vendndodhjen e banesës. Gjatë bisedës telefonike, Sebastian Smakaj i thotë që ishte tek hyrja e pallatit, sepse sapo ishte kthyer nga xhamija.

Më pas kanë shkuar në adresën “Qafëardhi” Danjel Matlija rreth orës 19:00, kanë parkuar makinën pak metra në lagje, e më pas, Ardiani, shoferi i kësaj makine së bashku me Gersin, kanë zbritur nga makina për të bërë dorëzimin e porosisë, tek banesa e Sebastian Smakaj.

E teksa kanë parkuar makinën shoferi Ardiani, ka marrë kutin e parë dhe nga larg, Jetmira ka dëgjuar një zhurmë se po debatonin njëri me tjetrin, klienti Sebastian Smakaj me shoferin e tyre. Në ato momente afrohet vëllai i Jetmirës, Gersi Kopliku, me qëllim që të mos debatonin me njëri-tjetrin e mos krijonin incidente.

Afër vendit të konfliktit është afruar dhe Jetmira Kopliku, e cila është munduar ti qetësonte, pavarësisht se nuk dinte se çfarë kishte ndodhur mes tyre. Jetmira Kopliku, i është prezantuar klientit Sebastian Smakaj, duke i thënë se ‘jam përfaqësuesja e mallit’, dhe e ka pyetur Sebastianin nëse kishte dëshirë të merrte mallin apo jo.

Sebastiani ka pranuar, e ka marrë mallin, një mobilje tualeti dhe karrige dhe më pas ka bërë pagesën e mallit që morën në ato moment. Njëri nga të pranishmit që ishte në tavolinë me klientin Sebastian Smakaj është ngritur nga tavolina dhe i ka thënë Sebastian Smakaj, eja ta kapim zotërinë, “Ardianin shoferin” dhe ta rrahim.

Në ato momente, Jetmira Kopliku, ka ndërhyrë dhe iu ka thënë Ardiani është punëtori im dhe është në besën time, duke i kërkuar edhe një herë tjetër të rinjve se cfarë kishte ndodhur pasi ata ishin debatuar për motive të dobëta. Duke qënë në këto kushte shumë të vështira, Jetmira është munduar për ti qetësuar dhe ja ka arritur qëllimit për momentin, por gabimisht ajo kishte harruar ti jepnin dy karrige klientit Sebastian Smakaj.

Më pas janë larguar nga vendi ku çuan mallin nga lagjia “Qafëardhi” dhe Jetmira ka shkuar në shtëpinë e saj, ndërsa puntorët vazhduan shpërndarjen e mobiljeve në vendet dhe adresat e përcaktuara kohë më parë.

Pas 30-minutash, klienti i lagjes “Qafëardhi”, Sebastian Smakaj, i ka telefonuar vëllait të Jetmirës, Gersi Koplikut, për karriget dhe Gersi i thotë me shumë mirësjellje Sebastian Smakatj, se karriget qe ne kishim harruar për t’ja lënë më parë, po ja u sjellim tani.

Më pas Ardiani shoferi, së bashku me Gersin rikthehen përsëri në “Qafëardhi” për të dorëzuar dy karriget të cilat nuk i kishin lënë më parë. Gjatë kësaj kohe, Ardiani qëndron në vendin e shoferit ndërsa Gersi, ka marrë dy karriget për ti çuar tek klienti i “Qafëardhis” Sebastian Smakaj.

Ndërsa Jetmira Koplikun, e ka telefonuar vëllai i saj Gersi Kopliku, të cilës i ka thënë “…plasi grushti midis djemve që ishin me klientin Sebastian Smakaj dhe Ardianit…”.

Realisht Ardiani, shoferi ka qëndruar në makinë dhe nuk e ka hapur derën e makinës, por thjesht janë afruar djemtë njëri pas tjetrit dhe kanë filluar duke i rënë shoferit dhe makinës. Duke qenë në këto kushte, vëllai Gersi është afruar dhe i ka ndarë dhe as një nga djemtë nuk e kanë goditur Gersin.

Në atë kohë shoferi Ardiani është larguar me makinë, ndërsa Gersi është larguar në këmbë. Pasi janë larguar nga banesa e Sebastian Smakaj dhe janë takuar të gjithë së bashku tek bar-7 në Xhabiaj, ngjitur me “Zig-Zak shop” por pa praninë e shoferit Ardianit, e Gersin, Denisi, dhe Ernisi pasi janë ulur në lokal tek “bar-7”, po diskutonin se çfarë kishte ndodhur.

Më pas kanë konstatuar dhe kamionin, i cili ishte i dëmtuar nga grushtet dhe Ernisi me Denisin vendosën qe t’i hypin makinës me qira dhe të shkonin, e ti takonin këta zotërinj që kishin rrahur Ardianin. Kur kanë shkuar për ti takuar në “Qafëardhi”, në ato momente, sipas dëshmitares Kopliku ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Njëri nga personat që ishte me Sebastianin ose vetë Sebastiani i vendos pistoletën në kokë bashkëjetuesit të Jetmirës, Ernis Kullafit dhe e ka shkrep pistoletën në atë kohë.

Arma e zjarrit pistoletë është bllokuar dhe nuk nxori plumbin nga tyta, për arsye se është bllokuar. Më pas me pjesën e fundit të armës së zjarrit, personi shok apo i afërm i Sebastianit apo Sebastiani vetë, ka qëlluar Ernisin në anën e majtë të veshit.

Më tej konflikti ka vijuar kur një person nga kati i dytë i një pallati, nga e njëjta hyrje pallati, ku kishin çuar porosinë më parë tek klienti Sebastian Smakaj, vëllai i Sebastjanit, Stjuart Smakaj, ka dalë me një armë zjarri në dorë dhe ka qëlluar në drejtim e personave që ju kanë dërguar mobiljet, pra në drejtim të Denis Halilit, Gersi Koplikut dhe Ernis Kullafit, me qëllim për ti vrarë apo trembur ata.

Dhe plumbat kanë kapur një person tjetër, i cili ka qenë shok me autorët e ngjarjes, Gledis Krajës, i cili u godit nga breshëria e armës së zjarrit nga kati i dytë dhe nga banesa e Sebastian Smakaj.

Më pas nga breshëria e plumbave ka gjetur vdekjen Gledis Kraja. Për ironi të fatit, sipas deklarimit të Stjuart Smakaj, armën e krimit e kishte gjetur vetë viktima Gledis Kraja, të cilën ja kishte dhënë Smakajt.

Tags: ekzekutimGledis KrajaSebastian SmakajShkoder

TË LIDHURA

Shqipëria në Bordin e Paqes: PS kërkon seancë të përshpejtuar për projektligjin
Politikë

Shqipëria në Bordin e Paqes: PS kërkon seancë të përshpejtuar për projektligjin

18:00 | 21/01/2026
Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Politikë

Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

17:54 | 21/01/2026
A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim
Politikë

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

17:12 | 21/01/2026
Next Post
“Deri më 15 maj do sjellin planet”, Shahini zbardh bisedën me rektorët e universiteteve

Ndodh për herë të parë, licensohet mësuesi ndihmës

Koronavirusi futet në burgun e Peqinit, 15 punonjës infektohen brenda 72 orëve

Koronavirusi futet në burgun e Peqinit, 15 punonjës infektohen brenda 72 orëve

“Shenjat e nxirjes nuk ishin nga dhuna”, del ekspertiza për 17-vjeçaren e mbytur në Velipojë

"Shenjat e nxirjes nuk ishin nga dhuna", del ekspertiza për 17-vjeçaren e mbytur në Velipojë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026




TË FUNDIT

Shqipëria në Bordin e Paqes: PS kërkon seancë të përshpejtuar për projektligjin
Politikë

Shqipëria në Bordin e Paqes: PS kërkon seancë të përshpejtuar për projektligjin

by mirseda
18:00 | 21/01/2026
0

Partia Socialiste kërkon mbledhjen e Kuvendit ditën e enjte për miratimin e projektvendimit për shqyrtimin me procedurë...

Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

17:54 | 21/01/2026
A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

17:12 | 21/01/2026
Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

16:58 | 21/01/2026
Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

16:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com