E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

“Shenjat e nxirjes nuk ishin nga dhuna”, del ekspertiza për 17-vjeçaren e mbytur në Velipojë

Enisa Doda, 17-vjeçarja e gjetur e mbytur dy ditë më parë në Velipojë, nuk është dhunuar. Ky është përfundimi pas ekspertizës mjeko-ligjore, ndonëse u përfol se e reja mund të ishte dhunuar, pasi ishte gjetur me shenja dhune në trup.

Sipas ekspertizës, shenjat në pjesën e pasme janë si pasoje e rënies në ujë nga motori, ndërsa shenjat e nxirjes nga bllokimi i frymëmarrjes.

Enisa Doda së bashku me 25 vjeçarin Indrit Bajraktari, kishin marrë një motor uji dhe kishin shkuar për të bërë xhiro. Më pas Bajraktari ishte kthyer në breg i vetëm. Sot është zbuluar se ai ishte i martuar në Angli, ndërsa ishte në pritje të një fëmije.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020, teksa 17-vjeçarja bashkë me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari po bënin një xhiro me motor uji në det. Trupi i të miturës u gjet në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu.

Një ditë më vonë u arrestua Indrit Bajraktari, i cili ishte edhe drejtuesi i motorit. Kjo ngjarje ka sjellë edhe pezullimin e lëvizjes me mjete motorike në plazhin e Velipojës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...