E premte, 22 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

“Sherri” i fundvitit/ Bes Kallaku: O lok je më i miri në biznes por jo në humor

Ermal Mamaqi ka reaguar pas deklaratave të bëra së fundmi nga Bes Kallaku për të dhe filmat e tij.

I ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, Bes Kallaku tha se diferenca e vetme që ai ka me Ermalin, është se ky i fundit është biznesmen ndërsa ai është komedian. Por jo vetëm kaq, pasi ai foli dhe për protagonisten e filmit “I Love Tropoja”, Enca Haxhia.

Duke bërë një krahasim mes protagonistes në filmin e tij, Bleona Qereti dhe Encës, Besi tha se Bleona është më profesionale ndërsa Enca ka ‘ballkonin’.

Ishte përfolur shpesh se midis Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit nisi një rivalitet që nga postimet në sheshxhirim. Ky dyshim u thellua edhe më tepër dyshimin kur Mamaqi nuk u shfaq në premierën e “Falco”.

View this post on Instagram

😏😏😏 Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor? E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice. 2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave. Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë. Për Encën… Ballokne Veranda dhe Shtesa pa leje. I PAKUPTIMË DHE SHUMË FYES SI KOMENT. Enca!!! Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi. ENCA JE SUPERSTAR💥💥💥 Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve. Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku. Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë 🙂 Paqe miq… 29 Janar I ❤ TROPOJA PS për Biznesin: Objektiv kam të bëhem si Vasil Naçi ose Zamir Mane nëse më pyesni.🤪

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ermali i nxitur nga kjo deklaratë ka bërë një reagim në Instagram:

“Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor?
E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice.
2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave.

Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë.

Për Encën…
Ballokne Veranda dhe Shtesa pa leje. I PAKUPTIMË DHE SHUMË FYES SI KOMENT.

Enca!!! Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi.
ENCA JE SUPERSTAR??? Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve. Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku.
Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë”, shkruan Mamaqi.

Mirëpo menjëherë ka ardhur edhe përgjigja e Bes Kallakut, i cili u shpreh se këtë gjë ia ka thënë edhe më parë Ermalit. Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se direkt pas xhirimeve ai e ka telefonuar Ermalin dhe e ka informuar se çfarë ka thënë në emision.

Sa i përket Encës, aktori tha se menjëherë pas publikimit të lajmeve ai i ka kërkuar ndjesë këngëtares për batutën.

https://www.instagram.com/p/B6rHyAdBYFT/?utm_source=ig_web_copy_link

“Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty.
2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend.
E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin.
Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per ti shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt.
Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam. Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per ti sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme qe dua te arrij eshte ndertimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt”, shkroi Besi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...