Kronikë

Sherr në mes të Durrësit, i riu plagos me thikë 59-vjeçarin


               Publikuar në : 12:41 - 14/08/19 Enno

Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur pak minuta më parë, pas një konflikt në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Q.XH, i cili është goditur me thikë nga një 19-vjeçar me iniciale M.P.

Mësohet se 59-vjeçari është dërguar në Urgjencë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka bërë të munduar identifikimin dhe arrestimin e 19-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore Durrës vihet në pranga autori i dyshuar.

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës , ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT