Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sherr mes tre personave, të shtëna me armë në Tiranë

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Një sherr mes tre personave në kryeqytet ka përfunduar me përdorimin e armëve, fatmirësisht pa të lënduar. Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin Arben Hasani, i cili u konfliktua me dy persona, me iniciale A.C. dhe A.A.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu” për motive të dobëta. Gjatë debatit, 35-vjeçari nxorri pistoletën duke kërcënuar dy personat dhe më pas qëlloi në ajër. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar.

Policia thotë se Arben Hasani e mbante pistoletën pa leje. Në vendngjarje grupi hetimor gjeti tre gëzhoja. Uniformat blu sekuestruan armën me 4 fishekë, ndërsa Hasani akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje të qetësisë publike.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Arrestohet autori i ngjarjes.

Policia e Tiranës pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis tre shtetasve ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.H, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A.H, në rrugën “Muhamet Deliu”, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit A. C., dhe A.A., të cilët i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë të cilën ky shtetas e dispononte pa leje.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë.

Materiale proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278,274 dhe 84 të Kodit Penal.

Tags: armemespersonavesherrshtënatiranetre

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

17:21 | 06/06/2026
Kryesore

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

16:23 | 06/06/2026
Next Post

Përgatiste mina me celular, gjykata vendos për Gentian Hoxhën

“Pse e ruani me policë kunatin e Beqes?”, Shullazi i ‘sulet’ prokurores

Financieri i "Habilajve" shkyç gojën, dëshmon për autoritetet italiane







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

by mirseda
17:21 | 06/06/2026
0

Protestat e nisura prej një jave këtë të shtunë janë rikthyer në zonën e Zvërnecit, nga atje...

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com