Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sherr me thika në Tiranë, dy të rinj plagosin 23-vjeçarin në një ‘Fast Food’

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
I riu kapet me 16 mijë euro në Rinas, ja çfarë thotë policia (FOTO)

Policia ka arrestuar sot dy të rinj, pasi kanë plagosur me thikë një 23-vjeçar në rrugën Myslym Shyri.

Sipas policisë, shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i dhe kishin nisur të konfliktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç.

Mësohet se dy të arrestuarit e kanë goditur disa herë në trup të riun. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me pasoja të rënda.

Ndërhyrja në kohë e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 çoi në pranga dy shtetas, për vrasje të mbetur në tentativë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një ambient Fast Food-i, në rrugën “Myslim Shyri”, po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën e një shtetasi.

Shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autoret kryen veprën penale.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Hetimit të Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. O. dhe A. G., për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme

Tags: ‘Fast food’konfliktmyslym shyri

TË LIDHURA

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor
Politikë

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

17:59 | 10/02/2026
Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës
Politikë

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut
Kryesore

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Next Post
Mustafa sot iu prezanton deputetëve të LDK-së qeverinë e re

Mustafa sot iu prezanton deputetëve të LDK-së qeverinë e re

Masat për koronavirusin/ Conte: Nuk pendohem për asgjë

Masat për koronavirusin/ Conte: Nuk pendohem për asgjë

Trump: Deri në 70,000 amerikanë mund të ndërrojnë jetë nga koronavirusi

Trump: Deri në 70,000 amerikanë mund të ndërrojnë jetë nga koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor
Politikë

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

by mirseda
17:59 | 10/02/2026
0

Protestën e sotme të opozitës në sheshin para Kryeministrisë e ka hapur drejtuesi politik i PD në...

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com