Trump: Deri në 70,000 amerikanë mund të ndërrojnë jetë nga koronavirusi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se deri në 70,000 amerikanë mund të ndërrojnë jetë nga koronavirusi.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se fillimisht është parashikuar se 2.2 milion amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi dhe se tani, kjo shifër ka rënë në 60 ose 70 mijë.

“Edhe kjo është shumë, edhe një person është shumë, por mendoj se kemi marrë shumë vendime të mira”, pohoi Trump.

“Vendim i madh ka qenë mbyllja e kufirit me Kinën”, shtoi ai.

Shumica e shteteve amerikane kanë lëshuar urdhrin e qëndrimit në shtëpi, si masë për frenimin e koronavirusit.

SHBA-ja ka aktualisht numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave.