Përpos Serbisë, rasti i parë me koronavirus rezulton edhe në Vatikan. Mediat italiane raportojnë se lajmi është dhënë nga zëdhënësi Matteo Bruni, i cili theksoi se në Vatikan po zbatohen protokollet e miratuara nga qeveria.
Qytetarëve u kërkohet që të mbajnë një distancë 1 metër nga njëri-tjetri, mos të dhurojnë përqafime dhe mbi të gjitha të lajnë mirë duart.