E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Përse Italia e ka kaq të vështirë të frenojë koronavirusin

Nga: Beppe Severgnini “The New York Times”

Shumë italianë janë këto ditë tejet konfuzë. Shumica prej nesh, nuk e dinë më se çfarë të mendojnë. Luhatjet e humorit, janë të dukshme rreth çdo tryeze familjare. A është koronavirusi vetëm një grip i rëndë, dhe ne po reagojmë disi me tepri? Apo jemi përballë një epidemie serioze, dhe ka shumë arsye për t’u shqetësuar?

Të premten e shkuar, u takova me disa miq që drejtojnë një hotel simpatik në kodrat afër qytetit të Parmës. Të gjitha rezervimet nga jashtë vendit janë anuluar. Të nesërmen i çova dy miqtë e mi në aeroportin e Linates. Autostrada e Diellit dhe ajo e Milanos, zakonisht me trafik shumë të rënduar, dukeshin si autostradat në Juta të SHBA: pothuajse bosh.

Por kështu edhe në aeroportin e qytetit. Gjatë bisedave, shakatë e frikshme përzihen me të dhëna shkencore që kuptohen gjysmë nga qytetarët. Virologët – të cilët përpiqen të na shpjegojnë se çfarë po ndodh, dhe më e rëndësishmja se çfarë pritet – na janë bërë tashmë si të shtëpisë.

Ndonjëherë ata grinden me njëri-tjetrin, duke e shtuar konfuzionin që dominon në mesin e opinionit publik.

Pra, italianët janë të hutuar dhe të trembur. Mediat në lajme nuk flasin për asgjë tjetër, dhe i shtojnë imazhet alarmante për të përforcuar argumentin e tyre. Ne shohim në televizor dhe internet më shumë njerëz me maska, ​sesa në rrugët e Milanos – gjysmë të shkretuara, për shkak të shumë njerëzve që qëndrojnë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Shkollat ​​dhe tregjet janë mbyllur, dhe shumë aktivitete janë anuluar. Kryetari i bashkisë, Bepe Sala, po përpiqet që të nxisë reagimin qytetar. Një video e titulluar #Milanononsiferma (Milano nuk ndalon) u bë virale në rrjetet sociale. Por rikthimi i normalitetit do të jetë shumë i vështirë. Shumë vende po i kufizojnë udhëtimet drejt dhe nga Italia, duke na krijuar një ndjenjë izolimi, që na e ushqen shqetësimin që kemi.

Numri i të infektuarve është i vogël, krahasuar me Kinën, ku shpërtheu në fillim epidemia e koronavirusit. Në Itali, që nga e diela e kaluar, 1.694 njerëz kanë rezultuan pozitivë me virusin e ri. Më shumë se gjysma e tyre jetojnë në Lombardi, dhe rreth 270 të tjerë në Veneto dhe Emilia Romanja.

Dyzet e një persona kanë vdekur; teksa mosha e tyre mesatare është rreth 80-vjeç. Gjashtëqind e dyzet janë shtruar në spital. Njëqind e dyzet, ndodhen në një kujdes intensiv. Tetëdhjetë e tre janë shëruar. Shumica kanë treguar simptoma të buta ose asnjë simptomë, gjë që e bën më të vështirë gjurmimin se kush është i infektuar.

Gjithsesi, Italia e Veriut, ishte e para në Evropë që ka përjetuar një shpërthim të konsiderueshëm të kësaj epidemie. Dhe çfarë mund të mësojmë nga kjo? Si ndikon një virus i ri në një vend modern evropian, me një qeveri demokratike, dhe me një opinion publik shumë aktiv?

Stili i jetës në Itali, është më pranë pjesës tjetër të Evropës, sesa asaj të Kinës apo Koresë së Jugut, të cilat ishin vendet e para që u preken seriozisht nga virusi. Numrat e popullsisë, dendësia dhe distancat e udhëtimit gjithashtu ndryshojnë, ashtu si normat sociale dhe kujdesi shëndetësor.

Si mundet Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Itali – i konsideruar gjerësisht si ndër më të mirët në botë – të përballet një numër potencialisht të madh spacientësh? Deri më tani, ky kërcënim nuk është materializuar. Sigurisht sigurt, spitalet në Kremona dhe Lodi, ku shumë pacientë janë nën një kujdes intensiv, po thonë se nuk mund të pranojnë më pacientë të rinj.

Por kjo nuk është normë, pasi vendi po përpiqet të shmangë sëmurjen e shumë njerëzve në të njëjtën kohë. Përhapja e koronavirusit, ka zbuluar një Itali jashtëzakonisht të brishtë. Jo vetëm lart në veri, ku deri më tani 2 vatrat e nxehta duket se janë të vetmet.

Shumica e italianëve, nuk kanë një përvojë direkte të luftërave apo epidemive, prandaj ata e kanë të vështirë të reagojnë si duhet. Humori impulsiv i politikës së kohëve të fundit, duket se ka gjetur një terren pjellor, duke e vendosur Italinë në dorën e një lloj ‘populizmi shëndetësor’ të shkaktuar nga frika, alarmi dhe informacionin e nxituar, me frikën që shndërrohet në panik, dhe maturinë në mosbesim dhe debate politike.

Lexo edhe :   Tajfuni pritet të godasë Kinën/ Ekspertët: Katastrofike, do shtohen përmbytjet

Italia nuk është në prag të kolapsit. Sidoqoftë, minimizimi i asaj që po ndodh, do të ishte një

gjë e gabuar. Dhjetë bashki pranë Kodonjos, një qytet me rreth 15.000 banorë në juglindje të Milanos, janë aktualisht nën karantinë:Askush nuk mund të hyjë brenda apo të dalë prej andej.

Personi i parë në Itali, që dihet se është prekur me koronavirus, u diagnostikua nga spitali lokal, dhe qeveria qëndrore në Romë – së bashku qeveritë rajonale në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romanja-  morën masa të jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e epidemisë:Shkollat ​​janë të mbyllura, dhe do qëndrojnë kështu dhe javës që vjen.

Lexo edhe :   Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Po kështu edhe tregjet, kinematë, teatrot, kishat dhe muzetë. Ndeshjet e futbollit janë anuluar. Java e Modës, që tërheq në Milano turistë nga e gjithë bota, është shtyrë nga prilli në qershor. Transporti publik është gjysmë i zbrazët. Për një shoqëri si Italia, të shoqërohesh me të tjerët është më mirë sesa të pish qetësues, dhe nëse duhet të bësh pa të parën, vuan simptomat e izolimit.

Njerëzit kanë rreshtur së shtrënguari duart e njëri-tjetrit, lëre më pastaj ta përshëndesin njëri-tjetrin me një puthje. Nëse dikush teshtit apo kollitet në ambjente publik, njerëzit largohen m shpjetësi të alarmuar prej tij. Biseda është monopolizuar nga koronavirusi, dhe në mungesë të rregullave të qarta, kompanitë dhe organizatat sillen sipas rastit.

Por pse njerëzit lejohen të mësyjnë në masë në një supermarket, por mbahen jashtë teatrove? Gabimet u bënë me siguri që në fund të janarit. Italia mund të jetë keq-këshilluar për ndalimin e fluturimeve drejt dhe nga Kina. Ato do ta kishin dhënë një tregues të qartë, se kush po vinte nga ai vend, duke e bërë më të lehtë kontrollin shëndetësor.

Por javën e kaluar, qeveria në Romë dhe qeveritë rajonale në Italinë Veriore, patën një qasje më të ashpër për të ngadalësuar përhapjen e virusit, dhe kjo me miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Bashkimit Evropian. Përveç kufizimeve të lartpërmendura, 2 javët e vetë-izolimit vullnetar janë kërkuar nga kushdo që ka pasur kontakte të drejtpërdrejta, me njerëz që kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit.

Por masat drastike pa sqarime të qarta, i kanë frikësuar italianët. Për më tepër, sistemi shëndetësor italian ka zgjeruar testimet e tij përtej personave me simptoma, që kanë qenë në kontakt me subjektet e infektuar nga koronavirusi. Deri të dielën, Italia kishte testuar rreth 20.000 njerëz, shumë më tepër sesa Franca apo Gjermania.

Prandaj nuk është për t’u habitur se përse Italia po regjistron më shumë raste. Sigurisht, konfuzioni mbretëron kur lind një situatë e re, por 10 ditët e fundit e kanë shndërruar tashmë Italinë në një laborator intrigues politik, tregtar, shoqëror dhe psikologjik.

Vendi i parë perëndimor që po përballet masivisht me koronavirus, po vëren njëkohësisht se sa të brishta janë demokracitë, madje edhe në shtetet e zhvilluara:reagimi i tyre i papërshtatshëm fillestar ndaj Kinës, një partner i rëndësishëm tregtar; dështimi për të vlerësuar pasojat negative në ekonomi; ngurrimi i shumë sipërmarrjeve për të adoptuar praktika të zgjuara të punës; mungesa e solidaritetit brenda kufijve kombëtarë.

Ndërkohë edhe presioni i papritur mbi Shërbimin Shëndetësor Kombëtar. Dhe mbi të gjitha, brishtësia personale e shfaqur nga shumë njerëz. Kjo është epidemia e parë që “zbarkoi” në mediat sociale, ku njerëzit mund të paralajmërojnë, por edhe të trembin, njëri-tjetrin.

Italia po jeton në një kohë të çuditshme. Milano, qyteti i saj më energjik, duket se është shumë në ankth për t’ju rikthyer punëve si zakonisht. Por kjo gjë nuk do ndodhë shpejt dhe as kollaj. Vendi mban frymën pezull dhe pret.

Shtatë shekuj më parë, Xhovanni Bokaçio, një nga etërit themelues të gjuhës italiane, përdori Murtajën (sëmundjen e vërtetë) si një frymëzim për veprën e tij kryesore “Dekameroni”. Në të, 10 të rinj strehohen në një vilë në fshat, për t’i shpëtuar prekjes nga sëmundja, dhe tregojnë histori për të kaluar kohën. Sot ata do të postonin marrëzi në Facebook, duke ua shtuar frikën njerëzve që tashmë i ka hyrë frika në palcë.

TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...