Autoritetet në Florida, njoftuan se janë gjetur edhe 4 trupa të pajetë në rrënjoat e ndërtesës 12-katëshe, të shembur pjesërisht javën e kaluar. Tashmë, janë konfirmuar 16 viktima nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa numri i të pagjeturve është 147.
Ndihmës shefi i zjarrëfikësave në qarkun Majami-Dejd, Raide Jadallah u tha të afërmëve të familjeve, se ekipet e shpëtimit gjetën trupat të martën në mbrëmje, shkruan NBC News.
Prokurorja e shtetit të Floridës, Katherine Fernandez Rundle tha se ajo do të ndjekë hetimet për të shqyrtuar faktorët dhe arsyet që çuan në rrëzimin e pjesshëm të ndërtesës.
“Unë kam në plan të kërkoj një hetim të hollësishëm për të mbrojtur banorët tanë. Do të kërkoj hetim shkencor, publik ose hetime të mundshme penale,” tha ajo.
Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden do të vizitojnë zonën ditën e enjte, njoftoi Shtëpia e Bardhë të Martën. Më shumë se 200 persona janë duke punuar në për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.