Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Shehaj: Rama jep koncesion 100 mln eurosh, PD do ta anulojë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shehaj: Rama jep koncesion 100 mln eurosh, PD do ta anulojë

Ditën e sotme përgjatë një deklarate mediatike ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur të krijojë një monopol të ri në tregun e hidrokarbureve. Shehaj theksoi se Rama ka dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant. Më tej Shehaj deklaroi se ky koncesion është dhënë në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke shtuar se ai i heq arkës së shtetit 100 milionë euro.

“Koncesioni, i vendosur në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, nuk sjell asnjë përfitim për shqiptarët. Koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij”, tha Shehaj.

Deklarata e plotë:

Edi Rama ka vendosur të krijojë një monopol të ri në tregun e hidokarbureve, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant. Koncesioni, i vendosur në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, nuk sjell asnjë përfitim për shqiptarët. Koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Koncesion, bashkë me të gjitha koncesionet korruptive, do të anulohet nga PD. Kush vjedh shqiptarët, do të përballet me drejtësinë.

MINISTRIA SHPALL FITUES

● Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ka shpallur fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të karburantit kompaninë Noa Control shpk.

● Sipas Gjykatës Administrative të Tiranës, Tenderi për këtë koncesion është bërë në shkelje të ligjit.

● Shpallja e fituesit te koncesionit është bërë duke shpërfillur vendimin e datës 27 maj 2019 të Gjykatës Administrative të Tiranës e cila vendosi pezullimin e tenderit.

● Gjykata ka anuluar tenderin sepse “kriteret e dokumentacionit të koncesionit janë në kundërshtim me ligjin në fuqi” dhe urdhëron ministrinë të “ndryshojë kriteret dhe të fillojë tenderin nga fillimi”.

ÇFARË ËSHTË KONCESIONI I POMPAVE TË KARBURANTEVE?

● Kontrolli i pompave të karburantit konsiston në kontrollin ligjor të instrumenteve matës, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarës të karburanteve dhe gazit të lëngshëm.

●Praktikisht, kontrollojnë shitësin që të mos mashtrojë konsumatorin në sasinë e karburantit.

●Aktualisht kontrolli bëhet 2 herë në vit dhe qeveria arkëton pothuajse 60 euro për çdo kontroll.

● Sot ky shërbim bëhet nga Drejtoria e Metrologjisë dhe sjell në arkat e shtetit rreth 5 milionë euro në vit.

● Me dhënien e këtij shërbimi në koncesion, nëse nuk ndryshon tarifa, kompania e përzgjedhur nga Rama do të përfitojë këtë shumë për 20 vitet e ardhshme.

● Praktikisht 100 milionë euro nuk do të shkojnë më në arkën e shtetit por në xhepat e Ramës dhe miqve te tij.

KRIJIMI I KOMPANISË NOA CONTROL DHE SI U PERZGJODH?

● Kompania fituese e koncesionit është krijuar në 2015.

● 1 vit pas krijimit kompania Noa Control shpk, në 2016, bën propozimin e pakërkuar për të marrë në koncesion shërbimin e kontrollit të pompave të karburantit.

● Në qershor të 2018 qeveria pranon ofertën e pakërkuar dhe hap garën e tenderimit duke i dhënë kompanisë Noa bonusin prej 10 pikë.

● Në tetor 2018, para përfundimit të afatit për prezantimin e ofertave, kompania Penzoil i bën kërkesë komisionit të prokurimeve publike të pezullojë garën e tenderimit sepse sipas saj kriteret e tenderit janë në kundërshtim me ligjin dhe parapërcaktues të fituesit.
● Komisioni urdhëron ministrinë të pezullojë tenderin dhe heton çështjen për rreth 4 muaj dhe në muajin shkurt 2019 vendos të rrëzoj pretendimet e Kompanisë Penzoil.
● Kompania Penzoil ankimon në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit dhe kërkon shfuqizimin e këtij vendimi.

● Në datën 27 maj 2019 gjykata vendos të pranojë kërkesën e Penzoil për shkelje të barazisë në tender. Gjykata shfuqizoi vendimin e Komisionit dhe urdhëroi ministrinë të ndryshojë kriteret e dokumentacionit të tenderimit sepse janë në kundërshtim me ligjin në fuqi.

● Ministria, në shkelje flagrante të ligjit dhe vendimit të gjykatës, shpall fitues kompaninë Noa Control.

ARSYET PSE MENDOJMË QE KY KONCESION ËSHTË KORRUPTIV DHE ËSHTË DHËNË NË SHKELJE TË LIGJIT?

● Është shkelur haptas ligji për koncesione, sepse Vendimi për të privatizuar këtë shërbim nëpërmjet koncesionit nuk është marrë në bazë të një analize kosto/përfitime për shtetin shqiptar. Ky shërbim sjell shumë përfitime ne arkat e shtetit, ka një kosto shumë të ulët ekzekutimi dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë do të vazhdojë të operojë edhe pas dhënies së koncesionit.

● Kompania Noa Control është krijuar enkas për të propozuar dhe fituar këtë koncesion.

● Të gjitha vendimet e marra nga qeveria janë në favor të kompanisë propozuese të tenderit.

● Qeveria shpërfill vendimin e Gjykatës, dhunon shtetin e së drejtës dhe kryen një vepër penale për të favorizuar një kompani në tender.

● Investimi është prej vetëm 600.000 euro, kurse përfitimet janë shumë herë më të mëdha, 100 milionë euro.

● Kohëzgjatja prej 20 vjetësh është e pajustifikueshme, ka si qëllim vetëm krijimin e një monopoli.

CILI ËSHTË QËLLIMI I KËTIJ KONCESIONI?

● Këmbëngulja me shpalljen e fituesit te koncesionit tregon qartas që skema e këtij koncesioni ka për qëllim të vetëm përfitimin prej 100 milionë euro të Ramës dhe miqve të vet.

● Rama po implementon një strategji të mirëfilltë për kapjen afatgjatë të ekonomisë dhe tregut në Shqipëri.

● Koncesionet dhe PPP, si e ka vënë në dukje edhe departamenti amerikan i shtetit, janë një instrument që i jep mundësi Ramës të krijojë një rrjet grabitqarësh, bashkë me të cilët, synon të mbajë pushtetin dhe të ndajë përfitimet.

● Kjo qeveri vepron si një organizatë kriminale, në shkelje flagrante të ligjeve dhe kushtetutës së Shqipërisë dhe në kushte pandëshkueshmërie të garantuar nga kapja dhe kontrolli mbi prokurorinë.

● Partia Demokratike nuk do ndalojë së denoncuar vjedhjet e qeverisë “Rama”. Ky koncesion, bashkë me të gjitha koncesionet korruptive, do të anulohen nga Partia Demokratike.

● Me ardhjen në pushtet me anë të votës së lirë të shqiptarëve të gjithë ata që sot po vjedhin shqiptarët, do të përballen me drejtësinë.

Tags: koncesionPDramashehaj

TË LIDHURA

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

22:58 | 01/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt
Politikë

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Next Post
Moti/ Nesër s’ka reshje shiu

Moti/ Nesër s’ka reshje shiu

Haradinaj: Nëse s’ka njohje, a duhet që edhe Kosova të armatoset?

Haradinaj: Nëse s’ka njohje, a duhet që edhe Kosova të armatoset?

“Fakte tronditëse do të dalin”, paralajmëron ish-deputeti i LSI-së

“Fakte tronditëse do të dalin”, paralajmëron ish-deputeti i LSI-së







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com