Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

Udhëheqësja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, u ka bërë thirrje të mërkurën Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Deklaratat e saj vijnë një ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Të dy liderët do të zhvillojnë edhe takime të ndara me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në pasditen e 17 gushtit. “Është tejet e rëndësishme që të promovohet një klimë e favorshme për dialog të mirëfilltë. Palët duhet të punojnë me mirëbesim për të adresuar çështjet e pazgjidhura, duke kapitalizuar angazhimin e 11 vjetëve të fundit dhe duke siguruar që të ndërtohet mbi të arriturat me mund në dialogun e lehtësuar nga BE-ja,” ka thënë Ziadeh sipas një komunikate të lëshuar për media.

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq negociojnë në Bruksel. Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret. Ata janë ftuar në dialog pas tensioneve në veri të Kosovës më 31 korrik.

Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për zbatim të vendimit për targat dhe dokumentet serbe nga 1 gushti. Sipas vendimit të Qeverisë, pronarët e makinave me targa të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga autoritetet serbe – duhet t’i riregjistrojnë ato në RKS.

Po ashtu, të gjithë shtetasit serbë, do të duhet të pajisjen me një dokument për hyrje/dalje në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.

Serbia e ka zbatuar menjëherë. Kosova e ka zbatuar për pak orë më 1 gusht, pasi e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Kosova insiston që dialogu për normalizim të marrëdhënieve të përmbyllet me njohje reciproke në mes të të dyja vendeve. Serbia, në anën tjetër kërkon zgjidhje kompromisi. /evropaelire

Tags: beCaroline ZiadehDialogukosoveserbi

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak
Aktualitet

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

21:15 | 16/04/2026
Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së
Aktualitet

Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

20:33 | 16/04/2026
Next Post
Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata

I mori jetën 41-vjeçarit për një vend parkimi, arrestohet kamerieri

I mori jetën 41-vjeçarit për një vend parkimi, arrestohet kamerieri







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com