E hënë, 13 Korrik, 2020
22 C
Tirana

Shefat e ushtrive turke dhe ruse diskutojnë lidhur me situatën në Siri

Më të lexuarat

Shefi i Forcave të Armatosura Turke, Yaşar Güler dhe homologu i tij rus, Valery Gerasimov, kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me operacionin turk në veri të Sirisë, situatën e sigurisë atje dhe zhvillimet aktuale.

Agjensia Anadolu raportoi se operacioni turk, që filloi më 9 tetor, në lindje të lumit Eufrat, në veri të Sirisë, bëhet “për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre dhe integritetin territorial të Sirisë.”

“Turqia me këtë operacion synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane PYD/YPG,” raportoi agjensia.

Rusia ka mbështetur regjimin sirian në luftën tetë vjeçare në vend, por, megjithëse Turqia ka kundërshtuar regjimin sirian, ajo ka punuar së bashku me Rusinë përmes procesit Astana.

Në vitin 2017, procesi i paqes në Astana për t’i dhënë fund konfliktit sirian u udhëhoq nga Turqia, Rusia dhe Irani në kryeqytetin Nur-Sultan të Kazakistanit, dikur i njohur si Astana. Që nga ajo kohë janë zhvilluar disa takime mbi Sirinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...

Kush është shqiptari që refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë

Nga: Hasan Bello Kush ishte Xhelal Pashe Bushati? Njeriu qe dy here refuzoi fronin e Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhenderri i sulltan...

Jonida nxjerr foton e embël me Romeon: Dua gjithçka që kam (FOTO)

U bë një kohë e gjatë që përflitet romanca e Jonida Maliqit me Romeo Veshaj. Tashmë ata nuk e fshehin më dashurinë, madje edhe...

Jeta dhe ne – Përsiatje

Nga: Gjin Progni Tri janë hyjnitë e kësaj bote njerëzore: lindja, martesa dhe vdekja. Nëse e përjashton njërën prej tyre, ne dalim jashtë të vërtetës së...