Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA urdhëron mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA urdhëron mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar mbylljen brenda tre ditësh të konsullatës kineze në Houston, duke përmendur si arsye nevojën për të mbrojtur pronësinë intelektuale amerikane dhe informacionet private të amerikanëve.

Pekini e dënoi urdhrin dhe kërcënoi se do të kundërpërgjigjet. Një burim tha se Kina po shqyrton mundësinë e mbylljes së konsullatës amerikane në qytetin e Wuhanit.

Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë bërë gjithnjë e më të tensionuara që nga shpërthimi i koronavirusit në Wuhan.

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi të mërkurën mbylljen e afërt të konsullatës në Houston.

Duke komentuar gjatë një vizite në Danimarkë, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nuk dha hollësi, por përsëriti akuzat rreth vjedhjeve nga Kina të pronësisë intelektuale amerikane dhe evropiane, që ai tha se kushtonin “qindra mijëra vende pune”.

“Presidenti Trump e ka thënë mjaftueshëm se ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë të ndodhë,” tha ai në një konferencë për shtyp.

“Ne i kemi bërë të qarta pritshmëritë se si do të sillet Partia Komuniste e Kinës. Dhe nëse ata nuk e bëjnë, ne do të ndërmarrim veprime për të mbrojtur popullin amerikan, sigurinë tonë kombëtare si dhe ekonominë dhe vendet tona të punës”.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha në një deklaratë se “Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë shkeljet e Republikës Popullore të Kinës ndaj sovranitetit të SHBA dhe frikësimin e popullit amerikan, ashtu si nuk kanë toleruar praktikat e padrejta të tregtisë nga Kina, vjedhjen e vendeve të punës të amerikanëve dhe sjellje të tjera skandaloze”.

Duke folur para gazetarëve në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin u tha gazetarëve se urdhri për të mbyllur konsullatën në Houston “është një shkallëzim i paparë i veprimeve të fundit (amerikane) kundër Kinës.”

Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për ngacmimin e stafit diplomatik dhe konsullor kinez, si dhe për “frikësimin dhe marrjen në pyetje të studentëve kinezë apo konfiskimin e pajisjeve të tyre elektronike”, madje deri në ndalimin e tyre.

Wang paralajmëroi se nëse administrata Trump nuk ndryshon qëndrim, Kina do të kundërpërgjigjet.

Mediat amerikane njoftuan se të martën mbrëma në oborrin e konsullatës në Hjuston po digjeshin dokumente në një konteiner, duke cituar policinë. Shefi i zjarrfikseve të qytetit tha se ata nuk ishin lejuar të hynin brenda.

Dy vendet janë përplasur kohët e fundit në lidhje me tregtinë, teknologjinë, një ligj të sigurisë kombëtare të imponuar ndaj Hong Kongut dhe pretendimeve të Kinës në Detin e Kinës së Jugut.

Të martën, ndaj dy shtetasve të Kinës që punonin për shërbimet kineze të sigurisë u ngritën akuza për hakerim të qindra subjekteve në të gjithë botën, duke përfshirë kompani bioteknologjike amerikane që zhvillojnë vaksina dhe kura për COVID-19. /Voa

Tags: HjustonkonsullateSHBA

TË LIDHURA

Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat
Bota

Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat

18:08 | 27/10/2025
Skandal në Turqi/ 152 gjyqtarë luanin bixhoz ilegalisht
Bota

Skandal në Turqi/ 152 gjyqtarë luanin bixhoz ilegalisht

16:50 | 27/10/2025
Trump dhe Musk janë sërish miq, presidenti amerikan: Gjithmonë më ka pëlqyer Elon
Bota

Trump dhe Musk janë sërish miq, presidenti amerikan: Gjithmonë më ka pëlqyer Elon

16:48 | 27/10/2025
Next Post
Presidenti i Brazilit del pozitiv edhe në testin e tretë për koronavirus

Presidenti i Brazilit del pozitiv edhe në testin e tretë për koronavirus

Pandemia/ MSH publikon shifrat: Ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Pandemia/ MSH publikon shifrat: Ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Bilanci/ Shënohen tre viktima të tjera nga koronavirusi

Bilanci/ Shënohen tre viktima të tjera nga koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Motorçiklisti rrëzohet pranë stadiumit të Elbasanit për mungesë sinjalistikë
Aktualitet

Motorçiklisti rrëzohet pranë stadiumit të Elbasanit për mungesë sinjalistikë

by mirseda
18:20 | 27/10/2025
0

Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një motor i shërbimit...

Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite

Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite

18:17 | 27/10/2025
Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat

Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat

18:08 | 27/10/2025
Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

18:06 | 27/10/2025
Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

17:27 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com