E enjte, 21 Janar, 2021
10 C
Tirana

SHBA/ Teksas goditet nga uragani Hanna

Sikur të mos mjaftonte situata e vështirë e krijuar nga pandemia e koronavirusit, SHBA po përballet tashmë edhe me stuhi të fuqishme.

Teksasi është goditur së fundmi nga uragani Hanna, i cili ka shkaktuar mjaft dëme materiale. Zyrtarët paralajmëruan qytetarët për stuhi të rrezikshme për jetën, erëra të forta dhe rrebeshe shiu.

Guvernatori Greg Abbott lëshoi një deklaratë për katastrofën për 32 qarqe, duke thënë se pandemia e koronavirusit do të ndërlikojë punën e ekipeve të emergjencës.

Sipas mediave të huaja, uragani goditi fillimisht ishullin Padre ditën e djeshme, ndërsa tani po lëviz në zonën mes Corpus Christi dhe Brownsville.

Uragani Hanna është cilësuar si i kategorisë së parë, me erëra që kapin shpejtësi deri në 145 km/orë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Berisha fshehu provat, Rama zhgënjeu”, Hoxha: 21 janari, krim shtetëror

Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë...

Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Ja pse qëlloi garda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para kryeministrisë mbeten të vrarë...

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut. Vendimi i...

Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin

Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua...

Mashtrim në vlerën e 250 mln eurove, arrestohen 7 shqiptarë në Itali (Emrat)

Policia e Katanzaros në Itali, ka përfunduar një megaoperacion ku në pranga kanë rënë 81 persona. Në mesin e të arrestuarve janë dhe 7...