Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, sot votimi për ngritjen zyrtarisht të akuzave ndaj Presidentit

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA, sot votimi për ngritjen zyrtarisht të akuzave ndaj Presidentit

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë sot në favor të ngritjes zyrtarisht të akuzave për shkarkim ndaj Presidentit Donald Trump, çka e bën atë presidentin e tretë në historinë e vendit që do të përballet me një gjykim në Senat.

Sipas rregullave të miratuara të martën, Dhoma e Përfaqësuesve pritet të debatojë për gjashtë orë lidhur me akuzat e ngritura ndaj presidentit. Zoti Trump akuzohet për abuzim me detyrën për shkak të përpjekjeve të dyshuara për t’i bërë presion Ukrainës që të ndërhynte në zgjedhjet amerikane të 2020-s si dhe për pengim të hetimeve që po kryente Kongresi mbi këtë çështje.

Votimi pritet të mbahet sot në mbrëmje, kur Presidenti Trump do të jetë duke mbajtur një fjalim gjatë një tubimi fushate në shtetin e Miçiganit.

Ngritja zyrtarisht e akuzave pritet të marrë miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve në kushtet kur demokratët e kontrollojnë atë, por me kundërshtimin e pakicës republikane.

Më pas çështja i kalon për gjykim Senatit proces që pritet të nisë në muajin janar. Për shkarkimin e presidentit do të nevojiteshin votat e dy të tretës së anëtarëve të Senatit ndaj dhe nuk ka gjasa që kjo të ndodhë në kushtet kur Senati kontrollohet nga republikanët.

Votimit në Dhomën e Përfaqësuesve presidenti Trump i parapriu me një seri postimesh në Twitter. Ai kritikoi hetimet kundër tij dhe përsëriti se nuk ka bërë asgjë shkelje.

“Nuk jam i shqetësuar!”, shkruante Trump.

Presidenti i ka dërguar gjithashtu dhe një letër prej gjashtë faqesh kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ku thuhej ndër të tjera se janë demokratët dhe ajo vetë që kanë kryer shkeljet e pretenduara.

“Ju jeni ata që keni ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Ju jeni ata që po shkatërroni demokracinë amerikane, që po pengoni drejtësinë. Ju jeni ata që po i sillni dhimbje e vuajtje republikës sonë për përfitime personale dhe politike”, shkruante Presidenti.

Ndërkohë Pelosi i ka dërguar një letër demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve ku shkruante ndër të tjera se me votimin për të miratuar zyrtarisht akuzat me qëllim shkarkimin e presidentit ata do të ushtrojnë “një nga fuqitë më solemne që u ka dhënë Kushtetuta”, siç shprehej ajo.

“Për fat të keq, faktet e kanë bërë të qartë se Presidenti ka abuzuar me detyrën për përfitim personal e politik. Ai pengoi Kongresin duke pretenduar se nuk mund të japë llogari, se qëndron mbi Kushtetutën dhe mbi popullin amerikan…Në Amerikë, askush nuk është mbi ligjin”, shkruante zonja Pelosi, raporton “Voa”.

Tags: AkuzapresidentSHBAvotimi

TË LIDHURA

Mbyllja e qeverisë prek aeroportet, SHBA kufizon fluturimet duke filluar nga e premtja
Bota

Mbyllja e qeverisë prek aeroportet, SHBA kufizon fluturimet duke filluar nga e premtja

12:04 | 06/11/2025
Belgjika do mbajë takim urgjent të Këshillit të Sigurisë për shkak të dronëve
Bota

Belgjika do mbajë takim urgjent të Këshillit të Sigurisë për shkak të dronëve

09:05 | 06/11/2025
Nis lufta mes Mamdanit dhe Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Trump
Bota

Nis lufta mes Mamdanit dhe Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Trump

08:57 | 06/11/2025
Next Post
Foto/ Nis aksioni për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet

Foto/ Nis aksioni për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet

Pensionistët nuk do të kenë shpërblim këtë vit

Pensionistët nuk do të kenë shpërblim këtë vit

Matteo Salvini rrezikon të dënohet me 15 vite burg

Matteo Salvini rrezikon të dënohet me 15 vite burg







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqajn
Aktualitet

Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqajn

by mirseda
12:12 | 06/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për 23 dhjetor në orën 10:00,...

Mbyllja e qeverisë prek aeroportet, SHBA kufizon fluturimet duke filluar nga e premtja

Mbyllja e qeverisë prek aeroportet, SHBA kufizon fluturimet duke filluar nga e premtja

12:04 | 06/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Rama jep lajmin e mirë: Nga 1 janari paga minimale 500 euro. Brenda mandati shkon në 700 euro

Rama jep lajmin e mirë: Nisim indeksimin e pagave në shtet. Ja kush preket

11:30 | 06/11/2025
Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

11:28 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com