Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, shteti më i goditur nga koronavirusi. Çfarë strategjie po përdor Trump

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA, shteti më i goditur nga koronavirusi. Çfarë strategjie po përdor Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi strategjinë e pritur me shumë interes në drejtim të lirimit të masave kundër pandemisë së Coronës. Por një plan i saktë kohor mungon.

Strategjia e presidentit amerikan, Donald Trump parashikon një lirim të kufizimeve për shkak të pandemisë së Coronës në tre faza. “Kjo do të jetë “e kujdesshme” dhe do të pasojë “shteti pas shteti federal”, tha Trump. Me këtë Trump u jep përgjegjësi edhe guvernatorëve. Ata duhet të drejtojnë procesin e hapjes graduale, jo Shtëpia e Bardhë, tha Trump. Në ditët e kaluara, presidenti Trump pati shumë debate me guvernatorët e shteteve federale dhe deklaroi se në çështjen e lirimit të masave ai ka “kompetenca absolute pushteti”. Tani ai ua la në dorë guvernatorëve të lirojnë apo t’i mbajnë në fuqi masat për zbutjen e pandemisë, si kufizimet e lëvizjes apo mbylljen e bizneseve.

Vazhdimësia e pandemisë vendimtare

Para hyrjes në strategjinë me tre faza, në shtetet federale duhet të ketë rënë numri i infeksioneve me Corona në një hapësirë 14 ditore. Për kapacitetet e testimit janë përgjegjës vetë shtetet federale. Më parë qeveria amerikane u vu në kritika për shkak të mungesës së testeve.

New Yorku është goditur rëndë nga pandemia

Nëse bien infeksionet, shtetet federale lejohen që deri në fund të prillit të lirojnë disa masa. Por grumbullimet më shumë se 10 vetë nuk do të lejohen edhe më tej. Kush mund të punojë nga shtëpia duhet ta bëjë këtë edhe më tej. Shkollat mbeten të mbyllura. Gastronomia, kinematë, kishat mund të hapen, nëse mund të garantojnë distancën e duhur mes personave.

Në fazën e dytë punëmarrësit do të inkurajohen të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Në firma do të qëndrojnë të mbyllura hapësirat, ku njerëzit grumbullohen. Vizitat në spitale e azile pleqsh ndalohen. Udhëtimet që duhen bërë rifillojnë, po ashtu hapen edhe shkollat.

Në fazën e tretë e të fundit punonjësit do të rikthehen në punë. Edhe vizitat në spitale e azile pleqsh lejohen. Kurse grupet e rrezikuara duhet të mbajnë distancën tek të tjerët.

Kisha e “Our Saviour” në Manhattan është e hapur për lutje në 14 prill. Shumë kisha ofrojnë tani meshat në internet.

Rregullat e reja që paraqiti presidenti amerikan mbajnë mbishkrimin “Të rihapim Amerikën sërish” – një evokim i motos së Trumpit “Make America great again”. Më parë Trump e kishte minimizuar rrezikun e virusit duke thënë, se Amerika e ka gjendjen nën kontroll. Ndërkohë SHBA është vendi me numrin më të lartë të infeksioneve. Sipas të dhënave të universitetit, John Hopkins kanë ndërruar jetë më shumë se 30.000 vetë për shkak të virusit Corona. /DW

Tags: Donald TrumpkoronaviruspandemiaRregullat e reja

TË LIDHURA

Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV
Bota

Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV

15:02 | 25/06/2025
Gjermania nis një operacion mbarëkombëtar kundër gjuhës së urrejtjes në internet
Bota

Gjermania nis një operacion mbarëkombëtar kundër gjuhës së urrejtjes në internet

13:23 | 25/06/2025
Kremlini kundërshton komentet e Trumpit mbi sulmet ajrore ndaj Iranit
Bota

Kremlini kundërshton komentet e Trumpit mbi sulmet ajrore ndaj Iranit

13:14 | 25/06/2025
Next Post
Pse Shkodra është kthyer në vatër infeksioni? Shifrat janë alarmante

Pse Shkodra është kthyer në vatër infeksioni? Shifrat janë alarmante

COVID-19/ SHBA i jep Shqipërisë 1.2 milionë dollarë

COVID-19/ SHBA i jep Shqipërisë 1.2 milionë dollarë

Në Itali të gjithë të çmendur pas tij, klubi anglez ka gati 70 milionë euro për Chiesa

Në Itali të gjithë të çmendur pas tij, klubi anglez ka gati 70 milionë euro për Chiesa

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV
Bota

Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV

by mirseda
15:02 | 25/06/2025
0

Gjykatësi i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivica Stefanovski, shpalli sot dënimin me burgim të përjetshëm për katër...

Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19

Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19

14:34 | 25/06/2025
Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

14:32 | 25/06/2025
Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

14:29 | 25/06/2025
Drejtori Administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four

Drejtori Administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four

13:47 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com