Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA: Rënie masive e prodhimit ekonomik

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA: Rënie masive e prodhimit ekonomik

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara u tkurr me 9.5% në tremujorin e dytë të vitit.

Kjo rënie masive në ekonomi vjen ndërsa numri i rasteve me koronavirus po rritet ndjeshëm duke detyruar shumë shtete që të frenojnë rihapjen për të ngadalësuar përhapjen e infektimeve.

Prodhimi i Brendshëm Bruto, një tregues kryesor për mallrat dhe shërbimet, u tkurr në periudhën prill-qershor ndërsa epidemia e koronavirusit detyroi bizneset që të mbylleshin për herë të dytë në shumë pjesë të vendit.

“Prodhimi ekonomik ra në shifra të thjeshta 9.5%. Kjo përkthehet në një rënie vjetore 32.9% në tremujorin e dytë dhe në gjysmën e parë të vitit tkurrja llogaritet rreth 10.5 %”, thotë Gregory Daco, krye-ekonomist tek Oxford Economics, USA.

Disa e interpretuan rënien vjetore prej afro 33% si një tkurrje me një të tretën të ekonomisë amerikane. Por ekonomisti Gregory Daco, nuk e sheh kështu.

“Kur je në recesion, ka një rënie të madhe të aktivitetit ekonomik tremujor dhe u shumëzon me katër. Por nuk është logjike të mendosh që do të kesh këto rënie të përsëritura çdo tremujor.

Është më e dobishme ta shohësh si një rënie të thjeshtë tremujori në kontekstin e recesionit nga koronavirusi dhe të thuash që ekonomia amerikane në fund të tremujorit të dytë ishte 10% më e vogël sesa para koronavirusit”, thotë ai.

Më herët këtë javë, Jerome Powell, kreu i rezervës federale paralajmëroi se shenjat e para të një rimëkëmbjeje, po rrezikohen pasi disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, po përjetojnë një rritje të rasteve me koronavirus.

“Kemi parë javët e fundit disa sinjale se rritja e rasteve me virus dhe rikthimi i masave për ta kontrolluar atë, po fillojnë të ndikojnë tek aktiviteti ekonomik”, tha ai.

Mbi 150 mijë amerikanë kanë vdekur dhe mbi 4.5 milionë janë infektuar me koronavirus.

“Rruga përpara për ekonominë është shumë e pasigurt dhe do të varet në pjesën më të madhe nga mbajtja nën kontroll e virusit”, tha zoti Powell.

Ekonomisti Daco është dakord.

“Ekziston rreziku që me rigjallërimin e virusit dhe mungesën e miratimit të paketës fiskale, njerëzit të fillojnë të frenojnë përsëri shpenzimet dhe kjo të çojë në një recesion të dyfishtë”.

Ai thotë se tani për tani kjo nuk po ndodh, por se gjendja duhet të ndiqet me kujdes.

Rimëkëmbja pritet të jetë e ngadaltë.

“Mendoj se rimëkëmbja do të dojë kohë. Megjithatë, rritja vjetore dhe prodhimi i brendshëm bruto, mund të rikthehen në zero. Kjo nuk do të thotë që gjendja do të kthehet ku ishte, para mbylljes por se rënia do të ndalet pas një viti”, thotë Steven Ricchiuto, krye-ekonomist i firmës Mizuho Securities.

Ekonomistët thonë se paketa e ndihmës financiare e miratuar në mars, është arsyeja kryesore që ekonomia ka filluar të stabilizohet pas rënies rekord të pranverës. /Voa

Tags: prodhimrenie masiveSHBA

TË LIDHURA

Greva bllokon Berlin Brandenburg Airport, ndalohen të gjitha fluturimet
Bota

Greva bllokon Berlin Brandenburg Airport, ndalohen të gjitha fluturimet

14:59 | 18/03/2026
Izraeli: Eliminuam ministrin iranian të Inteligjencës, i akuzuar për shtypjen e protestave
Bota

Izraeli: Eliminuam ministrin iranian të Inteligjencës, i akuzuar për shtypjen e protestave

14:39 | 18/03/2026
Kremlini reagon për vrasjet në Iran, sinjale për hapje në energji me Europën
Bota

Kremlini reagon për vrasjet në Iran, sinjale për hapje në energji me Europën

13:30 | 18/03/2026
Next Post
Përshtatja e turizmit: Golemi zëvendëson Turqinë me “all inclusive”

Përshtatja e turizmit: Golemi zëvendëson Turqinë me “all inclusive”

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Maqedonia e Veriut shënon numrin më të lartë të rasteve në katër ditët e fundit

Maqedonia e Veriut shënon numrin më të lartë të rasteve në katër ditët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos
Showbizz

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

by mirseda
15:47 | 18/03/2026
0

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” janë skeptikë në lidhje me pëlqimin e Brikenës ndaj...

Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë

Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë

15:44 | 18/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë

15:14 | 18/03/2026
Greva bllokon Berlin Brandenburg Airport, ndalohen të gjitha fluturimet

Greva bllokon Berlin Brandenburg Airport, ndalohen të gjitha fluturimet

14:59 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com