Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të rasteve të reja me koronavirus në orët e fundit.
Sipas Worldometers, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 163 raste të reja. Ndërkohë, në 3 ditët më parë janë regjistruar përkatësisht 137, 137 dhe 114 raste.
Më shumë të infektuar ka në kryeqytet, 41, në Shtip 23, Kumanovë 17, Gostivar 15, Tetovë 12, Makedonski Brod 10 dhe Strugë 7.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 viktima dhe 185 të shëruar. Deri më tani, në vendin fqinj janë shënuar mbi 11 mijë raste pozitive dhe rreth 500 viktima.
Ndërkaq në mbarë vendin numri i rasteve aktive është 3,675.