Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA/ Përfshihet në aksident kryetari i komisionit Juridik, Jerry Nadler

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA/ Përfshihet në aksident kryetari i komisionit Juridik, Jerry Nadler

Mediat amerikane njoftuan se makina me të cilën udhëtonte Kryetari i komisionit Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve Jerry Nadler u përfshi në një aksident të martën, por zoti Nadler nuk ka pësuar dëmtime.

Jerry Nadler drejton komisionin ku do të zhvillohet seanca dëgjimore me Prokurorin e Përgjithshëm William Barr, seancë e cila për shkak të incidentit është shtyrë për më vonë gjatë ditës së sotme (e martë).

Prokurori i Përgjithshëm William Barr pritet të dëshmojë përpara Komisionit të Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve mbi një sërë temash që lidhen me administratën Trump, përfshirë dislokimin e oficerëve federalë në qytetin e Portlandit të shtetit të Oregonit, si përgjigje ndaj protestave.

Në tekstin e një fjalimi hyrës të zotit Barr të publikuar përpara seancës dëgjimore në Kongres, thuhet se vdekja në muajin maj e George Floyd nën arrest policor ishte një ngjarje “e tmerrshme” që nxiti një shqyrtim të nevojshëm të marrëdhënieve mes strukturave të zbatimit të ligjit dhe komunitetit afrikano-amerikan. Por zoti Barr thotë se protestat e vazhdueshme në Portland dhe gjetkë janë shkëputur nga vdekja e zotit Floyd.

“Në pjesën me të madhe të tyre këto skena shkatërrimi janë përpjekje sipërfaqësore të atyre që kanë shkaktuar trazira për t’i lidhur veprimet e tyre me vdekjen e George Floydit ose ndonjë thirrje për reforma”, tha zoti Barr. Ai përsëri kritikat e administratës Trump ndaj drejtuesve vendorë, shumë prej të cilëve e kanë kritikuar përgjigjen e qeverisë federale dhe i kanë bërë thirrje Kongresit të bllokojë vendosjet e forcave federale në qytetet e tyre.

“Si zyrtarë të zgjedhur të qeverisë federale, çdo anëtar i këtij Komisioni- pavarësisht nga pikëpamjet politike apo ndjenjat e tij mbi administratën Trump duhet të dënojë dhunën kundër oficerëve federalë dhe shkatërrimin e pronës federale”, shkruan zoti Barr. “Udhëheqësit shtetërorë dhe lokalë kanë përgjegjësi t’i mbajnë komunitetet e tyre të sigurta. Të dënosh me heshtje shkatërrimin dhe anarkinë do të thotë të braktisësh parimet themelore të sundimit të ligjit që duhet të na bashkojnë edhe në një kohë përçarëse politikisht”, shkruant gjithashtu zoti Barr.

Në Portland protestuesit janë përleshur me forcat federale. Oficerët federalë janë akuzuar se janë përpjekur të largojnë njerëzit nga zona e demonstratave pa ndonjë shkak gjë që ka përshkallëzuar tensionet. Zyrtarët federale e kanë mbrojtur vendimin për dislokim si të nevojshëm për të mbrojtur pronat federale siç janë gjykatat e qyteteve.

Një grup kryetarësh bashkish përfshirë kryetarin e Bashkisë së Portlandit Ted Wheeler i kërkuan nëpërmjet një letre Kongresit të veprojë për të frenuar përdorimin e forcave federale duke shtuar se “veprimet e ndërmarra javët e fundit nuk kanë vend në këtë komb”.

Ligjvënësit mund të pyesin zotin Barr dhe për një tjetër incident mes oficerëve federale dhe protestuesve ai i 1 qershor në sheshin Lafayette, shumë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Oficerët i përzunë protestuesit nga parku duke hedhur tymuese e spërkatur ata me piper pak përpara se Presidenti Trump, i shoqëruar nga zoti Barr e të tjerë zyrtarë, të shkonin në një kishë aty pranë. Ky incident është subjekt i një seance tjetër dëgjimore të martën në Kongres përpara një tjetër komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve./VOA

Tags: aksidentJerry NadlerSHBA

TË LIDHURA

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër
Bota

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme
Bota

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima
Bota

Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima

19:41 | 09/07/2025
Next Post
Vendi përfshihet nga i nxehti afrikan, ja sa do të shkojnë temperaturat nesër

Vendi përfshihet nga i nxehti afrikan, ja sa do të shkojnë temperaturat nesër

Pritet një valë e dytë e pandemisë? Ja çfarë thotë OBSH

Pritet një valë e dytë e pandemisë? Ja çfarë thotë OBSH

Italia shtyn sërish gjendjen e jashtëzakonshme

Italia shtyn sërish gjendjen e jashtëzakonshme

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com