Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA: Marrëveshja me Gjermaninë për gazsjellësin, në mbështetje të Ukrainës

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA: Marrëveshja me Gjermaninë për gazsjellësin, në mbështetje të Ukrainës

Gjermania është angazhuar si pjesë e një marrëveshjeje me Uashingtonin të ndërmarrë veprime në nivel kombëtar dhe për të ushtruar presion, madje edhe sanksione në nivelin evropian, nëse Rusia përdor energjinë si armë në marrëdhëniet me vendet e tjera.

Shtetet e Bashkuara nuk hynë në detaje për hapat që do të ndërmarrin në lidhje me marrëveshjen për gazsjellësin Nord Stream 2, në mënyrë që të mos “i jepen Rusisë informacione që mund ta ndihmonin atë t’u shmangej këtyre masave”, u tha një zyrtar amerikan gazetarëve, në kushte anonimiteti.

Ndërkaq, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Nënsekretarja e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland, foli për ndikimin e këtij gazsjellësi në Evropë.

“Kjo është një situatë e keqe dhe një gazsjellës i keq, por ne duhet të mbrojmë Ukrainën. Mendoj se me këtë marrëveshje kemi marrë hapat e duhur në këtë drejtim”, tha zonja Nuland.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë njoftoi se më 30 gusht do të pritet në Shtëpinë e Bardhë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba njoftoi se Kievi ka filluar zyrtarisht konsultimet me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë për gazsjellësin Nord Stream 2.

Presidenti Joe Biden u tha gazetarëve mbrëmë se bisedimet me Kancelaren gjermane Angela Merkel kishin mundësuar lejimin e përfundimit të këtij gazjellësi në Evropë, pa shtuar sanksione të tjera amerikane.

“Nord Stream-i është 99% i përfunduar. Ideja se diçka mund të thuhej apo mund të bëhej për ta ndaluar, nuk është e realizueshme. Por, siç e dini unë pata bisedime të frytshme me Angela Merkelin, e cila po punon nga ana e qeverisë gjermane me një angazhim që sugjeron se nëse Rusia do të punojë fort për të dëmtuar qëllimisht Ukrainën dhe vendet e tjera, atëherë do të marrin një përgjigje”, tha Presidenti Biden.

Nëpërmjet ministrit të jashtëm, Gjermania shprehu lehtësim për arritjen e marrëveshjes për këtë gazsjellës dhe premtoi të ndihmojë Ukrainën për ngritjen e një sektori energjie të gjelbër dhe për të siguruar tranzitin e gazit përmes vendit gjatë dekadës së ardhshme.

Marrëveshja synon të lehtësojë ato që kritikët i shohin si rreziqet strategjike të gazjellësit me vlerë 11 miliardë dollarë, që tani është pothuajse i kompletuar dhe po ndërtohet nën Detin Baltik për të transportuar gaz nga rajoni Arktik i Rusisë në Gjermani.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë kundër këtij gazsjellësi që e lejon Rusinë të eksportojë gaz direkt në Gjermani dhe të bllokojë vendet e tjera, por administrata e Presidentit Biden ka zgjedhur të mos përpiqet ta neutralizojë atë plotësisht me sanksione./VOA

Tags: gazi rusgjermanimarreveshjeSHBA

TË LIDHURA

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali
Bota

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

21:04 | 17/03/2026
UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët
Bota

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

20:23 | 17/03/2026
“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu
Bota

“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

20:22 | 17/03/2026
Next Post
Skandali me përgjimet e ‘Pegasus’, Macron ndërron celularin dhe numrin e tij

Skandali me përgjimet e 'Pegasus', Macron ndërron celularin dhe numrin e tij

Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza: Duhet rikonstruktuar

Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza: Duhet rikonstruktuar

Raundi i dytë i Conference League/ Fiton Laçi, zhgënjejnë Teuta dhe Vllaznia







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali
Bota

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

by mirseda
21:04 | 17/03/2026
0

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të vriste gruan e tij. Sipas mediave italiane,...

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

20:23 | 17/03/2026
“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

20:22 | 17/03/2026
Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

20:20 | 17/03/2026
Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët

20:18 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com